BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Politike

Pas shpalljes “non grata” të Berishës dhe dekretit të Biden, DASH dërgon Philip Reeker në Tiranë, SHBA rrit vëmendjen ndaj Shqipërisë

Pas shpalljes “non grata” të Berishës dhe dekretit të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregojnë nga dita në ditë se po i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe Shqipërisë. Pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe vendimeve të presidentit Joe Biden, DASH ka njoftuar se do të vijë në Tiranë Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Philip Reeker. Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker, do të shkojë në Itali, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë vizitës në Tiranë, më 30 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA - Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë. Më 1 korrik, Reeker do të mbërrijë në Ohër, për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”, ku do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin. Po ashtu ai do të takohet me Kryeministrin maqedonas Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor. Gjatë periudhës 22 - 29 qershor, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë do të shoqërojë Sekretarin Blinken në udhëtimin drejt Berlinit, Parisit, Romës, Vatikanit, dhe Barit.

Rritja e prezencës amerikane

Ndërkohë prezenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kohët e fundit në Ballkan ka pësuar një rritje. Si fillim, shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha me pretendimin se ai ka përdorur pushtetin për tu pasuruar, është sinjali i parë i dhënë nga SHBA se është e gatshme të luftojë korrupsionin ndaj çdo pushtetari. Pasi edhe presidenti Joe Biden e shpalli prioritet luftën kundër korrupsionit në Ballkan dhe pritet që SHBA të jetë krah vendeve të Ballkanit me përpjekjet dhe të gjitha mjetet për të identifikuar korrupsionin dhe krimin si dhe për ta luftuar atë. Një çështje tjetër ishte edhe urdhri ekzekutiv ku Shqipëria u bë pjesë e shteteve që do ti bllokohen pasuritë çdo zyrtari i cili është i korruptuar dhe mendohet se SHBA të godasë fortë në këtë drejtim. Ndërkohë një tjetër rast që tregon partneritetin e ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë është edhe Nënshkrimi i Marrëveshjes për Koordinimin e Teknologjisë 5G. Kujtojmë se takimi i Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken dhe Edi Rama ishte një tregues i qartë se SHBA është e vendosur për të qenë pranë Shqipërisë, për një sërë çështjesh të rëndësishme. Po ashtu Ballkani dhe lufta ndaj korrupsionit në këtë rajon, ishte dhe një pjesë e rëndësishme e trajtuar në Samitin SHBA-BE. Shtetet e Bashkuara bënë me dije se do të punojnë me Bashkimin Europian për të mbështetur demokracinë, për të luftuar korrupsionin si dhe për të punuar mbi prioritetet e përbashkëta sa i përket politikës së jashtme.