BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Pas SPAK dhe hapjes së garës për kryeprokurorin, miratohet rregullorja për anëtarët e Kushtetueses, kandidatët do kalojnë dy filtra

Pas SPAK dhe hapjes së garës për kryeprokurorin, miratohet

Përshpejtohen procedurat për të plotësuar vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Teksa Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për Prokurorin e Përgjithshëm dhe miratoi rregulloren për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar rregulloren për plotësimin e vendeve bosh në Kushtetuese. Por ajo që bie në sy në këtë rregullore, të cilën e disponon gazeta, ka të bëjë me faktin se kandidatët do të hyjnë në dy procese vetingu. Kështu, kandidati duhet të plotësojë dy deklarata veting, ku njërën e ka dorëzuar pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili ka nisur hetimet për të në tre shtylla, si verifikimi i pasurisë, figurës dhe anës profesionale. Ndërsa deklaratën tjetër veting, kandidati duhet ta dorëzojë pranë KED, e cila paralelisht me KPK nis hetimet për emrat, po ashtu në tre shtylla, sikundër është verifikimi i pasurisë, figurës dhe anës profesionale. Sipas raportit, kandidati plotëson fillimisht deklaratën e pasurisë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, i cili e heton atë. “Jo më vonë se 3 ditë nga ajo e njoftimit zyrtar për fillimin e procedurës së verifikimit, kandidati paraqitet në zyrën e posaçme të Këshillit pranë Gjykatës së Lartë për të tërhequr, kundrejt nënshkrimit, kopjen fizike të formularit “Deklaratë e pasurisë dhe interesave privatë e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë” të hartuar nga ILDKPI në zbatim të nenit 3/1 të ligjit nr. 9049/2003, si edhe informacionin mbi lidhjen elektronike zyrtare të ILDKPI në të cilën kandidati mund të marrë dhe plotësojë në rrugë elektronike këtë Deklaratë”, thuhet në raport.

Verifikimi i integritetit të kandidatit

Në rregulloren e miratuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, thuhet se kandidati që garon për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese plotëson një formular, ku KED nis verifikimin e integritetit të figurës së tij. “Jo më vonë se 3 ditë nga ajo e njoftimit zyrtar për fillimin e procedurës së verifikimit, kandidati paraqitet në zyrën e posaçme të Këshillit pranë Gjykatës së Lartë për të tërhequr, kundrejt nënshkrimit: a) kopjen fizike të formularit për vetëdeklarim sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”; b) kopjen fizike të formularit të aplikimit “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta” sipas ligjit nr. 45/2015; c) formularin e autorizimit për Këshillin që, në zbatim të pikës 4 të nenit 229 të ligjit nr. 115/2016, të kryejë verifikimin pranë organeve kompetente sipas ligjit, të të dhënave mbi figurën dhe integritetin e kandidatit”, thuhet në rregullore. Pra, duke iu referuar Kushtetutës dhe ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të drejtën për të zgjedhur e kanë Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.

Dy rastet kur përjashtohen nga gara

Më tej, rregullorja parashikon edhe dy rastet kur kandidati përjashtohet nga gara për në Kushtetuese. Rasti i parë është kur prokuroria i dërgon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi se ai nuk plotëson kushtet, nga hetimet që ka kryer. Ndërsa rasti i dytë kur refuzon të plotësojë formularin pranë KED. “Ndalimi i kandidimit vendoset në rastet kur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe institucionet e tjera të përmendura në këtë Seksion, konfirmohet se kandidati: ka lidhje ose kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar; ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ish-Sigurimit të Shtetit; është bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës. Ndalimi i kandidimit vendoset edhe kur: kandidati ka refuzuar të përmbushë detyrimin për tu pajisur me formularin e vetëdeklarimit pranë Këshillit”, thuhet në rregullore.

Rigels Seliman

Më të lexuarat