BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Pas spitaleve, qeveria nxjerr jashtë loje edhe shkollat e Gylen, marrëveshje me turqit për të përmbysur sistemin arsimor

Pas spitaleve, qeveria nxjerr jashtë loje edhe shkollat e Gylen,

Pas disa spitaleve në vend, qeveria pritet të nxjerrë jashtë loje edhe institucionet arsimore të financuara nga Fetullah Gylen. Pak kohë më parë u deklarua se do të merret modeli turk për sistemin shëndetësor në vend dhe nëse kjo ndodh disa spitale në vend rrezikojnë të kyçen. Por, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me shumë shkolla dhe kolegje në vend ku financuesi është rivali i egër i Rexhep Taip Erdogan. Më 6 janar është arritur një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e arsimit, e cila ka hyrë dje në fuqi. Plani është që sistemi ynë arsimor do të shkojë drejt atij turk dhe me shumë gjasë më të prekur do të jenë shkollat e financuara nga Gylen. Turqit gjithmonë kanë kërkuar mbylljen e shumë shkollave dhe universiteteve sepse pretendojnë se financohen nga FETO, organizatë e shpallur si terroriste nga Erdogan. Marrëveshja e publikuar përcakton në parim se si do të nxitet bashkëpunimi mes dy vendeve në arsim, për shkëmbim eksperiencash, trajnime, kurse e binjakëzime. Por, konkretisht kjo marrëveshje pret të bëjë ndërhyrje në kurrikulat e mësimdhënies dhe mësimnxënies, bursat, dhënien e diplomës si dhe rregulla të reja për të gjitha institucionet arsimore dhe ato kulturore. Të gjitha këto ndërhyrje me pikat që përmbajnë brenda janë shumë të ndryshme në krahasim me sistemin që zbatohet në shkollat e Gylen, të cilat logjikisht do të shkojnë drejt mbylljes. Po kështu, në marrëveshje parashikohet dhe lëvizja e mësuesve si nga Shqipëria në drejtim të Turqisë dhe anasjelltas, që gjithashtu nxjerr jashtë këtij projekti mësuesit në kolegjet e financuar nga Gylen dhe janë me qindra që me sistemin e ri arsimor mund të mbeten të papunë.

Ndryshimet në programe dhe kurrikulat

Një nga pikat e marrëveshje ka të bëjë konkretisht me metodat e kualifikimit të mësuesve, programet që duhet në ndjekin ato në shkolla dhe kurrikulat për çdo institucion arsimor, nga cikli i ulët deri në atë universitar. “Palët do të nxisin shkëmbimin e akademikëve, ekspertëve të arsimit, mësuesve, administratorëve të institucioneve arsimore dhe nxënësve të arsimit të mesëm dhe studentëve të arsimit të lartë. Marrëveshja do t’i shërbejë shkëmbimit të përvojave në fushën e arsimit të lartë, arsimit të mesëm, arsimit special, arsimit profesional dhe teknik, si dhe trajnimit të mësuesve dhe kualifikimit të mësuesve, organizimin e programeve të trajnimit. Shkëmbimin e përvojave në fushën e teknologjive të reja të aplikuara në arsim. Shkëmbimin e përvojave në fushën e zhvillimit të kurrikulës. Shkëmbimin e programeve të zhvillimit profesional për administratorët, mësuesit dhe personelin në fushën e arsimit”, thuhet në marrëveshjen e publikuar në Fletoren Zyrtare.

Futja e gjuhës dhe kulturës turke në shkolla

Një tjetër pjesë e rëndësishme e marrëveshjes parashikon dhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqiptare dhe gjuhës shqipe në shkollat turke. Në marrëveshje thuhet se pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve në shkollat shqiptare dhe e anasjelltas.

“Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor. Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke. Po kështu pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare. Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke”, thuhet në marrëveshje.

Më të lexuarat