BREAKING NEWS

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të tjerë shpenzuan 200 milionë euro për t’u kuruar, mjeku Erion Dasho zbardh prapaskenat e forta nga pandemia dhe ngre alarmin për korrupsionin që ka mbërthyer sistemin shëndetësor në vend

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të
x
BREAKING NEWS

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën strehuesit të Sali Berishës, kryeministri konfirmon lidhjet me “non gratën” nëpërmjet Bashkim Ulajt dhe pranon konfliktin e interesit që i ka dhënë koncesione

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën
x
BREAKING NEWS

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas modelit kroat, ja si OLAF shkaktoi “tërmet” në Zagreb dhe si përfunduan në pranga zyrtarët që abuzuan me fondet e BE

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për aferën e “Gërdecit”, si e raportoi Ambasada e SHBA tragjedinë, zbardhet kabllogrami amerikan që fundos Shkëlzen Berishën

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për
x
BREAKING NEWS

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të Berishës, Shkëlzenit, Ilir Beqajt, Frida Krifcës, Belinda Ballukut e Mirela Kumbaros dhe nxjerr zbuluar skandalin e Ramës me deklaratën që KFOR të marrë nën patronazh veriun e Kosovës

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të
x
BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x

Politike

Pas sulmeve të Berishës, ambasadorja Yuri Kim zbarkon në zyrat e SHISH, takon drejtoreshën Vlora Hyseni dhe premton se SHBA mbështet fuqishëm inteligjencën shqiptare

Pas sulmeve të Berishës, ambasadorja Yuri Kim zbarkon në zyrat e

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim i ka dhënë mbështetje drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila ditët e fundit është vënë në qendër të sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe shpurës së tij. Ambasadorja e SHBA-së ishte dje në zyrat e SHISH për të takuar drejtoreshën Vlora Hyseni për ta ururuar për emërimin e ri dhe për t'i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm. “Të dy ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencën”, shkruhet në një postim në twitter. Ndërkohë në një njoftim të bërë dje, ambasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës theksoi dje, ambasadorja Kim shprehu mbështetjen për të rritur bashkpunimin në fushën e inteligjencës,ndërsa uroi Hysenin për detyrën e re.“Ambasadorja Yuri Kim ka vizituar dje Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t'i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm.Të dyja ranë dakord mbi rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat”, njofton ambasada e SHBA, teksa citon zonjën Kim. Por kjo vizitë e ambasadores Yuri Kim tregon qartë se drejtuesja e SHISH ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takim ky që është edhe një mesazh kundër Berishës, i cili po vjell “vrer” kundër zonjës Vlora Hyseni.  

Vizita e Vlora Hysenit në Serbi, reagon Berisha

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pak ditë më parë për një lajm të rremë të publikuar se drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni, ka vizituar në mënyrë sekrete Beogradin në nisje të punës së saj.Teksa situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar dhe NATO ka vendosur të shtojë trupat në Kosovë, Berisha thotë se kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës.Ish- kryeministri shprehet se kjo gjë i intereson Ramës për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit.“Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për sigurinë e Kosovës, Shqipërisë, rajonit dhe NATO-s.Miq, mediat informojnë se Vlora Hyseni, drejtore e Shërbimit Inteligjent të Shqipërisë nisi punën me vizitën e saj të parë sekrete në Beograd dhe ky lajm deri sot nuk është përgënjeshtruar nga SHISH. Kjo vizitë e saj në Beograd për kohën që zhvillohet, por dhe background-in e shkarkimit të saj nga autoritetet e Kosovës, dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm.Në këtë kontekst kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë këtij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit”, deklaroi ai. Sipas tij, kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informacione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd. “Por vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, po të kemi parasysh se ajo drejton Shërbimin Inteligjent të një vendi anëtar të NATO-s është një ogur i keq për të gjithë informacionin e klasifikuar të NATO-s, i cili nëpërmjet konfidentes Hyseni mund të përfundojë në duart e padronit të Edi Ramës, Putinit të Vogël dhe nga ai, në duart e Putinit të Madh.Kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informacione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd.Dënoj këtë vizitë si një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës, të Shqipërisë, rajonit dhe NATO-s dhe kërkoj largimin e saj të menjëhershëm nga detyra”, nënvizoi Berisha.

Më të lexuarat