BREAKING NEWS

VIDEO/ Vëzhgimi i Zërit të Amerikës nxjerr prapaskenat: Vendet ku pandemia po vendos autoritarizmin, si po përfitojnë liderët nga koronavirusi për të zgjeruar pushtetin

VIDEO/ Vëzhgimi i Zërit të Amerikës nxjerr prapaskenat:
x

Politike

Pas takimeve me Skënder Bratajn që doli me COVID-19, Manastirliu zbulon a e ka bërë akoma testin: Vajzat në darkë i përshëndes nga larg!

Pas takimeve me Skënder Bratajn që doli me COVID-19, Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu edhe pse kohët e fundit ka pasur kontakte me Drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili është konfirmuar si i prekur me COVID-19, u shpreh sot se ende nuk e ka bërë testin për COVID-19, pasi nuk ja kanë rekomanduar ekspertët. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Manastirliu tha se ajo ruan distancën sociale dhe zbaton rregullat dhe ka marrë të gjitha masat.

“Në radhë të parë qytetare ja edhe unë. Çdo gjë që them e zbatoj vetë e para. Unë I respektoj masat. Mbaj distancën në çdo takim, madje edhe në shtëpi ku vajzat i përshëndes me dorë. Testin do ta bëj kur të më rekomandohet nga ekspertët”, tha Manastirliu.