Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

Pas Topallit, të tjera figura të PD refuzojnë kandidimin? Enriketa Papa tregon çfarë ka ndodhur: Nuk i di arsyet, por...

Pas Topallit, të tjera figura të PD refuzojnë kandidimin?

Enriketa Papa ka deklaruar se formularin e vettingut të selisë blu nuk e ka refuzuar vetëm Jozefina Topalli.

Sipas anëtares së Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve për Deputet në Partinë Demokratike, ka patur edhe figura të tjera të Partisë Demokratike që kanë hequr dorë nga kandidimi nën siglën e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk është vetëm zonja Topalli që ka mohuar procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesve politikë të Partisë Demokratike, por ka patur edhe emra të tjerë, jo ndoshta në rangun e zonjës Topalli, por edhe të tjerë të cilët unë nuk e di cilat kanë qenë arsyet që kanë refuzuar plotësimin e formularit”, tha Papa për Report Tv.

Ndërkohë, edhe pse 15 shtatori ishte afati i fundit që do të shënonte mbylljen e fazës së dytë të filtrimit të kandidatëve, Komisioni ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e formularëve, duke e shtyrë nxjerrjen e listës përfundimtare me 300 emra për në fund të këtij muaji.

“Komisioni e ka kapërcyer pak afatin e 15 shtatorit edhe për shkak të diskutimeve, argumentevedhe informacioneve shtesë që ne kemi kërkuar. Komisioni është i përqendruar që të mbarojë sa më shpejt procesin edhe për shkak se motorët elektoralë janë ndezur për të gjitha palët dhe serioziteti e përkushtimi është maksimal për ta përfunduar brenda shtatorit shqyrtimin e të gjitha kandidaturave dhe dërgimin për votim në anëtarësi”, shprehet anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD.