BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Politike

Pas Tropojës dhe Shkodrës, ambasadorja Yuri Kim sfidon Ilir Metën në bastionin e tij duke “festuar” triumfin e SHBA përballë koalicionit të “non gratave”

Pas Tropojës dhe Shkodrës, ambasadorja Yuri Kim sfidon Ilir Metën

Pas Tropojës dhe Shkodrës, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar Skraparin, i cili njihet si bastion i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ku ai dhe Berisha morrën një rezultuar humbës. Ambasada amerikane njofton se në kuadër të turit të lamtumirës teksa pritet të largohet nga detyra e saj në Shqipëri, Kim është ndalur në Kanionet e Osumit si dhe është takuar me qytetarët në të dyja rajonet. “Ambasadorja Yuri Kim vizitoi dje bashkitë Skrapar dhe Libohovë për t'u thënë lamtumirë qytetarëve. Gjatë udhëtimit, ajo u ndal për të admiruar pamjet mahnitëse të Kanionit të Osumit dhe Kalasë së Libohovës. Ajo vizitoi gjithashtu Muzeun Etnografik dhe të Luftës në Çorovodë dhe u takua me banorët vendas në të dy rajonet”, shkruan ambasada. Pra, duke qenë se vizita është në bastionin e Metës dhe vjen pas vizitës në Tropojën e Berishës dhe Shkodrës ku opozita u thye në zgjedhje pas 30 vitesh, tregon se kemi të bëjmë edhe me një mesazh të koduar për koalicionin “non grata”. Më herët Kim vizitoi Tropojën dhe Shkodrën. Diplomatja amerikane pritet të zëvendësohet nga kolegu i saj David J. Kostelancik. Gjatë udhëtimit, ajo u ndal për të admiruar pamjet mahnitëse të Kanionit të Osumit dhe Kalasë së Libohovës. Ajo vizitoi gjithashtu Muzeun Etnografik dhe Luftëtar në Çorovodë dhe u takua me banorët vendas në të dy rajonet”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

Pas Tropojës dhe Shkodrës, ambasadorja Yuri Kim sfidon Ilir Metën

Ambasadorja Kim ndalet në Gjirokastër

Më pas ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, ka kryer dje një vizitë edhe në Gjirokastër. Në vizitën e saj zyrtare Kim, zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Bashkisë Flamur Golemi i cili i dorëzoi “Çelësin e qytetit”. Gjatë fjalës së saj, ajo tregoi se sipas saj qyteti i Gjirokastrës është një nga më të bukurit në Shqipëri, si dhe shton se do donte që të njihet në të gjithë botën. “Gjirokastra është një nga vendet më të bukura në Shqipëri. E vërteta është në fakt që bota po mëson për Gjirokastrën dhe një pjesë e imja do donte që e gjithë bota ta dinte dhe njohë, por një pjesë tjetër do donte që ta ruante të fshehtë sepse është e bukur. Shpresoj që sa më shumë njerëz të vijnë në Shqipëri dhe në Gjirokastër do ta çmojnë këtë vend si thesar të çmuar, të vijnë të vizitojnë këtë qytet të gurtë me ato çati të vendosura mbi njëra-tjetrën, por mbi të gjitha për zemrën e artë që kanë qytetarët”, deklaroi ambasadorja Kim.

Pas Tropojës dhe Shkodrës, ambasadorja Yuri Kim sfidon Ilir Metën

Reagon kryebashkiaku Golemi

Nga ana e tij kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi u shpreh: “Edhe në emër të qytetarëve gjirokastritë, kam privilegjin dhe nderin sot t’i jap “ Çelësin e qytetit” një mike të shqiptarëve por të gjirokastritëve në veçanti. Sot në fakt ne po bëjmë një takim zyrtar, por ambasadorja ka qenë në Gjirokastër më shumë se 10 herë fizikisht dhe shumë më shumë se kaq ka bërë për Gjirokastrën, për turizmin e Gjirokastrës, promovimin e Gjirokastrës në Tiranë, Shqipëri, por edhe jashtë trojeve shqiptare. Fakti që numri i turistëve gjithmonë e më shumë po shtohet, në 2022 ne kemi patur rreth 200 mijë turistë janë edhe shumë turistë amerikanë që na vijnë në Gjirokastër. Patjetër këtu është edhe merita, mbështetja dhe puna me përkushtim e ambasadores dhe që sot e tutje mikes së Gjirokastrës dhe do ta presim jo më si ambasadore, por si një qytetare që tashmë ka çelësin e këtij qyteti magjik”.