BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Politike

Pas udhëzimeve në grup, deputetët nisin lëvizjet kundër Berishës dhe promovojnë përjashtimin, Sula, Gjekmarkaj e Bejko goditje ish-kreut të PD

Pas udhëzimeve në grup, deputetët nisin lëvizjet kundër

Aksioni i ish-kryeministrit Sali Berisha në bazën demokrate mund të shndërrohet në flluskë sapuni. Në 9 shtator, një ditë para mbledhjes së Parlamentit të ri, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i surprizoi të gjithë, ndërsa njoftoi se ka përjashtuar ish-kryeministrin Berisha nga grupi parlamentar i PD. Ky vendim i fortë i kryedemokratit Basha nuk u kapërdi dot nga zoti Berisha, i cili i shpalli luftë liderit demokrat dhe premtoi tur takimesh me demokratët në gjithë vendin. Sot që flasim zoti Berisha nuk ka hedhur ende asnjë hap për aksionin e tij, ndërkohë që vihet re se zoti Basha gëzon mbështetje të madhe në bazë dhe strukturat qendrore e lokale të Partisë Demokratike. Një gjë e tillë është vënë në pah gjatë takimeve që shefi i selisë blu ka zhvilluar ditët e fundit me grupin parlamentar demokrat dhe krerët e degëve të PD.

Rreth 45 deputetë dhe mbi 60 krerë degësh në krah të Bashës

Kështu, në mbledhjet me grupin, mësohet se kanë munguar vetëm 5 deputetët që njihen si mbështetës të ish-kryeministri Berisha. Bëhet fjalë për deputetët Flamur Noka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Mirëpo Partia Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka marrë 59 deputetë dhe po të zbresim këtu, 7 mandate të aleatëve, 1 i Berishës dhe 5 i ligjvënësve që mbështesin ish-kryeministrin, janë rreth 45 deputetë që mbështesin Bashën. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo edhe baza demokrate është krah Bashës. Një gjë e tillë u vu re gjatë mbledhjes që lideri demokrat zhvilloi pak ditë më parë me krerët e degëve. Në total PD ka 70 degë dhe në atë takim munguan 5 kryetarë, ndërkohë që vetëm tre i kërkuan llogari Bashës për përjashtimin e Berishës. Kjo do të thotë se edhe në strukturat lokale, janë rreth 60 krerë degësh që janë pro Bashës, duke dhënë sinjale se Berisha do të ketë të vështirë të çojë përpara aksionin e tij kundër Bashës. Pra, të gjitha këto tregojnë se zoti Basha e ka shumë seriozisht largimin e Berishës dhe pritet t’ia sfumojnë aksionin atij.

Nisin lëvizjet kundër Berishës, promovohet përjashtimi

Por impakti që ka në të gjitha strukturat e Partisë Demokratike nuk është i vetmi sukses i Bashës, pasi ky i fundit ka hedhur në veprim edhe deputetët që të mbrojnë vendimin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Dy ditë më parë kryedemokrati Basha urdhëroi deputetët e PD, që të dilnin në media dhe të mbronin kursin e tij politik, ndërkohë që i pari që i është bindur është ligjvënësi Dashnor Sula. Ky i fundit teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive theksoi se vendimi Bashës, për të përjashtuar ish-kryeministrin Berisha nga grupi parlamentar ishte ai i duhuri, pasi në të kundërt sipas tij, PD do të vendosej në shumë vështirësi. “Nga pikëpamja e ruajtjes dhe ekzistencës së PD është për t’u falënderuar zoti Basha. Për mua nëse do të hidhej në votim, të jeni të sigurt që nuk do të realizohej ky vendim. Por nëse bëhej kjo do të kthehej PD në një organizatë. Pse e them këtë? E them se nga komunikimet e Reeker, PD do të ishte në një kolaps të thellë. Kështu që nëse Basha do të merrte vendim tjetër do të ishte asgjësimi i PD”, deklaroi Sula. Nga ana tjetër edhe deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj është shprehur se Basha nuk ka pasur rrugë tjetër për Sali Berishën dhe sipas tij, përjashtimi ishte mundësia e vetme. Ndërkohë edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko mbështeti dje Bashën, teksa tha se vendimi për të përjashtuar Berishën ishte i duhur dhe nuk u shkeli statuti i partisë.

Më të lexuarat