BREAKING NEWS

Nis operacioni për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, Kryeministri Rama jep njoftimin e rëndësishëm, tregon çfarë pritet në fazën e dytë

Nis operacioni për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri
x

Politike

Pas ultimatumeve, KLGJ përshpejton procedurat për ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe plotësimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit

Pas ultimatumeve, KLGJ përshpejton procedurat për ngritjen e

Pas presioneve të ditëve të fundit, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përshpejtuar procedurat për ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Posaçme të Apelit. Faktori ndërkombëtar në vendin tonë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe presidenti Ilir Meta u dhanë ultimatum institucioneve përgjegjëse për plotësimin e vakancave në gjykatat më të rëndësishme të vendit. Pas këtyre ultimatumeve, jo vetëm Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, por tashmë edhe KLGJ ka nisur punën për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë. Në mbledhjen e fundit që u zhvillua ditën e premte, KLGJ miratoi vendimet për verifikimin e 10 kandidatëve. Mes emrave janë: Etleva Temo, Iliriana Olldashi, Sandër Simoni, Sokol Binaj dhe Arbena Ahmeti. Po ashtu, pjesë e listës janë edhe Elona Toro, Klodiana Gjyzari, Mariana Shegani, Nertina Kosova dhe Artur Kalaja. Por pas miratimit të10 kandidatëve, Këshilli pritet që të mblidhet gjatë kësaj jave sërish, për të piketuar edhe emrat e parë për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë. Aktualisht kjo gjykatë ka ngelur me 3 anëtarë nga 19 që ka përcaktuar ligji. Pra përzgjedhja dhe emërimi i anëtarëve të tjerë në këtë gjykatë ka qenë tema që është diskutuar gjatë ditëve të fundit mes anëtarëve të KLGJ. Po ashtu, Këshilli ka vënë në zbatim udhërrëfyesin e dorëzuar nga SHBA-BE. Ndërkohë që pak kohë më parë EURALIUS dhe USAID kanë dorëzuar një “Udhërrëfyes për funksionimin e Gjykatës së Lartë”, i cili duhet të ndiqet nga KLGJ dhe vetë Gjykata e Lartë. Aty theksohet se funksionimi i Gjykatës së Lartë është një nga kriteret kryesore që është vendosur nga Këshilli Europian në muajin mars për hapjen e negociatave me BE. “Udhërrëfyesi identifikon një numër të konsiderueshëm të masave konkrete dhe afateve që të dy institucionet synojnë të ndërmarrin gjatë vitit 2020 në mënyrë që ta bëjnë Gjykatën e Lartë përsëri funksionale. Funksionaliteti i Gjykatës së Lartë është një nga kriteret e vendosura nga Këshilli Europian në Mars 2020 për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë në BE në 2021”, thuhet në udhërrëfyes.

Plotësimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit

Por paralelisht me verifikimin e kandidatëve për në Gjykatën e Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur punën edhe për verifikimin e anëtarëve për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Përmes një vendimi, KLGJ bën të ditur se janë përcaktuar edhe relatorët për çdo kandidat që ka plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe Gjykatat e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Por arsyeja pse Këshilli i Lartë ka nisur verifikimin e kandidatëve për Gjykatën e Lartë paralelisht me ata të Gjykatës së Posaçme të Apelit për shkak se ka kandidatë të cilët kanë aplikuar për të dyja vendet. Pra nëse një kandidat përzgjidhet për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë ikën nga lista e Gjykatës së Posaçme. Kështu, për të shmangur problemet dhe për t’i dhënë fund kaosit të krijuar në sistemin e drejtësisë, Këshilli ka ndjekur këtë procedurë. Nëse nuk do të ndiqej kjo rrugë, atëherë rrezikonte që Gjykata e Posaçme e Apelit të vijojë të ngelet jashtë funksionit.

Më të lexuarat