BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Pas vendimit për negociatat opozita shton dozën e sulmeve, Kryemadhi shpërthen ndaj ndërkombëtarëve, Basha tjetër thirrje për protesta

Pas vendimit për negociatat opozita shton dozën e sulmeve, Kryemadhi

Rekomandimi i Komisionit Evropian pak ditë më parë që Shqipëria të hapë negociatat pasohet nga një periudhë dy-mujore, ku deri në qershor politika jonë duhet të punojë fort për të bindur Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian që një herë e mirë të çelen negociatat. Gjatë kësaj kohe duhet të mbizotërojë klima e mirë politike dhe të mos ketë trazira ose përndryshe vendet skeptike i presin “hovin” Shqipërisë. Mirëpo pavarësisht këtij kushti dhe momentit delikat në të cilin ndodhet vendi ynë, opozita mesa duket nuk ka ndërmend t’i ndalojë sulmet. Pas lirimit të 7 prej protestuesve të Kukësit dhe mbajtjes në burg 4 të tjerëve, dy krerët opozitarë reaguan në rrjetet sociale. Ata komentuan këtë vendim dhe nuk kursyen as sulmet ndaj mazhorancës. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh në postimin e saj se drejtësia dje tregoi se është vegël e qeverisë. Ajo përmendi edhe ndërkombëtarët, të cilët sipas saj me raportet e tyre kërkojnë të shpëtojnë kryeministrin Edi Rama nga drejtësia. “Pabesia dhe frika e Edi Ramës vazhdojnë të mbajnë në mënyrë krejtësisht antiligjore në burg protestuesit kuksianë! Asnjë qytetar që ka protestuar për një taksë arbitrare dhe të padrejtë, nuk mund të penalizohet nga një drejtësi, që sot më shumë se kurrë tregoi qartas se është vegël e qeverisë. Procedurat e ndalimit të protestuesve, mënyra se si u shoqërua dhe gjykimi i politizuar janë tregues i qartë i një pushteti të ri në duart e narkoqeverisë. Asnjë raport ndërkombëtar, asnjë shou në ERTV apo shfaqje “dashurie publike” për të tërhequr vëmendjen nga zullumet, nuk e shpëton dot Edi Ramën dhe qeverinë e narkotrafikut nga revolta e një populli”, tha Monika Kryemadhi.

Kryemadhi mbështet protestuesit

Në vijim të reagimit të saj, kryetarja e LSI shtoi se opozita do të vijojë të mbështesë protestuesit në nismat e tyre. Ajo nënvizoi se arroganca e pushtetit duhet të rrëzohet. “Opozita nuk do të lejojë  maskaradën e kryeministrit që po tallet dhe që po luan me jetën e shqiptarëve të pafajshëm, që rëndohen çdo ditë e më shumë nga taksat e oligarkëve dhe burgosen padrejtësisht nga të komanduarit e Edi Ramës. Ne do të jemi në krah të çdo proteste për të liruar kuksianët protestues, që sot janë simboli i qëndresës ndaj arrogancës së pushtetit.

Thirrja e Bashës

Kryefjalë e reagimit të kreut të PD, Lulzim Basha ishte thirrja që ai u drejtoi qytetarëve për protesta. Sipas tij, ditën e djeshme u vendos një drejtësi gjysmake për protestuesit e Rrugës së Kombit, ndërsa shtoi se kriminelët janë të lirë. Më tej, lideri demokrat argumentoi se për këtë arsye i gjithë populli duhet të ngrihet dhe të refuzojë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. “Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve. Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament. Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera. Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit”, deklaroi Lulzim Basha në rrjetet sociale./Mimoza IBRA

Më të lexuarat