
Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Pas vendimit të Bashës për të mos pranuar LSI në lista, Kryemadhi nis me prezantimet e kandidatëve

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi prej ditësh është duke prezantuar kandidatë për deputetë në zona të caktuara. Paraditen e djeshme Kryemadhi zhvilloi një takim në Njësinë nr. 10 në Tiranë. Ajo prezantoi Nora Malajn si kandidate për deputete në këtë zonë. Sipas saj, Malaj me gratë e kësaj njësie do të depërtojnë për t’u bërë motor i mekanizmit të lëvizjes së familjes, biznesit dhe të shtëpisë. “Zysh Norën ne e kemi sjellë si kandidaten e LSI në Njësinë nr.10 në Tiranë. Edhe pse është njësi shumë e vogël nga ana administrativo – territoriale dhe e numrit të zgjedhësve, unë jam e bindur që zysh Nora do të futet në çdo qelizë të kësaj njësie, për shkak të profesionit të saj, për shkak të aftësisë së saj. Edhe pse njerëzit sot janë aq të lodhur nga politika, unë mendoj se gratë dhe vajzat në Njësinë 10, janë jo vetëm pjesë e jetës së përditshme, por janë motori i mekanizmit të lëvizjes së familjes, biznesit dhe të shtëpisë në këtë njësi. Dhe them se me zysh Norën do ta kemi shumë të lehtë të futemi dhe të bisedojmë në këto familje, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me LSI, por edhe me sensibilizim e opinionit për të shkuar për të votuar, por mjafton të ndëshkojnë me votë ato që na sjellin problematika”, tha ndër të tjera ajo. Më tej, Kryemadhi vlerësoi se duhet që të ketë politika më të mira për gratë e vajzat, pasi ata punojnë jashtë shtëpisë, por edhe bëjnë punët e përditshme. Ajo u shpreh se do të ishte mirë të rishikoheshin propozimet për të hequr taksat e pajisjeve që lehtësojnë punën e grave. “Unë sot isha me një mikun tim dhe ai thoshte që më pëlqen shumë mënyra sesi ju angazhoheni dhe merrni përsipër për të krijuar hapësira për gratë dhe vajzat, por sidomos për të krijuar një jetë më të lehtë për gratë. Dhe do të ishte shumë mirë që nëse do të rishikonim në propozimet tona, që të gjitha pajisjet të cilat lehtësojnë punën e grave, të jenë pa taksa. Sepse në fund të fundit këto nuk janë mjete fitimprurëse, nuk janë biznes i madh, por është një mundësi ekonomike që e duan sot të gjithë gratë, në mënyrë të tillë që koha e tyre të jetë më e shkurtër për t’u angazhuar me punët e shtëpisë dhe të kenë një kohë më të gjatë për t’iu përkushtuar qoftë punës së tyre, karrierës profesionale e kështu me radhë”, theksoi Kryemadhi.
Më të lexuarat


Marrëveshja ‘top sekret ’ për vaksinën, deputeti i opozitës jep detajet çfarë u votua dje në Kuvend

Ankesat e shumë shteteve ndaj kompanisë, Edmond Panariti tregon cili është problemi me vaksinën Pfizer

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës, PS i jep postin e rëndësishëm Valdrin Pjetrit

Nard Ndoka tregon zonën ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit: Kam rënë dakord me Bashën

Deputeti bën deklaratën surprizë: PD dhe LSI kanë plan të fshehtë për të bërë aleancë me PS pas zgjedhjeve!

Çfarë ndodhi? Analisti i njohur sulmon Pëllumb Piperon: Ka folur gjithmonë sipas ...

Largimet nga LSI-ja drejt PS-së, reagon ish këshilltari i Ilir Metës dhe zbulon arsyet çfarë po ndodh

Mblidhet Rrjeti Antikorrupsion/ Ministrja Gjonaj kërkon rezultate të menjëhershme

Akuzat e rënda ndaj Ramës, Dashamir Shehi zbulon arsyen pse Lulzim Basha nuk i përmend emrat e oligarkëve

Murrizi 'shtanget' nga deklarata e ish-kandidates për deputete të LSI-së: Qenka shumë e sinqertë...
