BREAKING NEWS

LAJM FANTASTIK! Sot shënohet rekord shërimesh nga koronavirusi në Shqipëri! Bien shifrat e infektimeve, ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit

LAJM FANTASTIK! Sot shënohet rekord shërimesh nga koronavirusi në
x

Politike

“Pas vështirësive vjen lehtësimi”, kryeministri Rama inspekton projektin e rëndësishëm dhe jep mesazhin e fuqishëm për gjithë shqiptarët: Me orën e re policore do...(VIDEO)

“Pas vështirësive vjen lehtësimi”, kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margartiti ka inspektuar nga afër xhaminë e restauruar të Et’hem Beut’, në qendër të kryeqytetit.

Rama tha se me zgjatjen e fashës orare të lëvizjes, besimtarët tashmë do të kenë mundësi të kryejnë të gjitha ritualet.

“Me zgjatjen e orarit do të keni mundësi të kryeni të gjitha ritualet. Kam shumë besim që ky muaj do të jetë energjizues, dhe që me daljen nga tuneli i pandemisë, me hapjen e sezonit turistik, të gjitha punëve për njerëzit, të dalë nga ajo që thoni ju se pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi. Do të kemi një perspektivë krejt tjetër. Ju uroj të gjithëve një muaj agjërimi të pranuar dhe Zoti qoftë me ju e me shqiptarët”, tha Rama.

Ndërkohë, në postimin e tij në “Facebook”, shoqëruar me videon gjatë vizitës së ti,  Rama thekson se “Ky xhevahir i Trashëgimisë sonë Kulturore është kthyer në krejt shkëlqimin e vet, pas një pune të gjatë milimetrike, që ka nxjerrë gjithçka fshihej nën shtresat e kohërave dhe sot është vendi ideal, për të uruar Muajin e Madh të Ramazanit me besimin e madh se ky do të jetë edhe një muaj i afrimit vendimtar me dritën në fundin e tunelit rraskapitës të pandemisë”.

Më të lexuarat