
Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pas videokonferencës me ambasadorët e BE, Olta Xhaçka paralajmëron zhvillime të reja

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Janar 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një videokonferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Xhaçka thekson se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE dhe Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Ajo i kujtoi BE-së që duhet të mbajë fjalën.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Mbetemi optimistë që BE do t’i qëndrojë fjalës së saj duke arritur në një kompromis për kornizën negociuese dhe duke caktuar një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare gjatë 2021”.
Ajo falënderoi ambasadorin Soreca për organizimin e mbledhjes dhe ambasadorët e tjerë që shprehën gatishmërinë dhe vullnetin e tyre për bashkëpunim.
“Zhvillova një videokonferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Mirënjohje ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian, Soreca për punën e tij të mirë dhe për organizimin e mbledhjes, ku shkëmbyem pikëpamjet tona rreth këtij viti vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Falënderova ambasadorët për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre të mirë për një bashkëpunim të frytshëm”.
Nga ana e tij Soreca nënvizoi se disa nga temat e diskutimit ishin integrimi i Shqipërisë në BE, përgjigjja ndaj COVID, vaksina dhe politika e përbashkët e jashtme, ndërsa përsëriti mbështetjen ndaj vendit tonë.
“Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve midis ambasadorëve të Bashkimit Evropian dhe Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Integrimi i Shqipërisë në BE, përgjigjja ndaj COVID, vaksina dhe politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë. Shqipëria do të vazhdojë punën e saj për të lëvizur drejt Konferencës së Parë ndërqeveritare, BE do të vazhdojë të sigurojë mbështetje konkrete për qytetarët e Shqipërisë”.
Më të lexuarat


Si do jetë fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit? KQZ miraton specifikimet teknike

Gara për zgjedhjet e 25 prillit, Boiken Abazi i Vetëvendosjes bën lëvizjen e fundit

U largua nga koalicioni në momentin e fundit, aleati i Lulzim Bashës nxjerr prapaskenat, tregon arsyen pse nuk u shfaq tek lista e opozitës së bashkuar

Grida Duma jep lajmin fantastik për bizneset: Kur PD të vijë në pushtet...

Ultimatumi për listat e kandidatëve, habit Astrit Patozi me reagimin dhe ‘sulmon’ ndërkombëtarët: Po të jetë kriter korrupsioni, ka frikë se disa parti do të…

Ish-kreu i LSI befason me reagimin, mbështet publikisht kandidatin e Bindjes Demokratike

Erion Veliaj nxjerr prapaskenat e forta: Ju tregoj se çfarë po e tmerron Metën dhe Berishën

Nuk ndalet Ilir Meta, i hap 'luftë' sërish Ramës

‘Më e bukur dhe më e fortë!’, Rama publikon pamjet dhe jep lajmin e mirë nga Kruja

“Boll më! Nuk ke për të marrë mandat tjetër”, PD 'kërcënon' kryeministrin Rama
