BREAKING NEWS

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të
x

Politike

Pas zërave se ka pasur një përplasje të fortë deri në ulërima me Ilir Metën për një largim të mundshëm drejt PS, vjen reagim i Silva Cakës: Do iki nga LSI kur...

Pas zërave se ka pasur një përplasje të fortë deri

Ish deputetja e LSI, Silva Caka, ka reaguar pas zërave se mes saj dhe Presidentit të vendit, Ilir Meta, ka pasur përplasje të fortë, ku u përfol për një largim të mundshëm nga LSI tek PS-ja.

Ish- deputetja Silva Caka shprehet se as nuk e ka parë si mundësi gjatë një interviste për gazetaren Danjela Malokut. Caka shtoi se do të largohet nga LSI-ja vetëm kur ajo të bëhet si Rilindja e sotme, sipas së cilës ka shkatërruar vendin.

"Një furtunë e krijuar në një gotë 30 minuta pas një deklarate të Kryemadhit ku ka bërë të ditur që këto vemjet e bashkisë tentojnë që të tregojnë kryeministrit që po punojnë dhe po marrim element dhe nga opozita. Unë personalisht, për të paktën ato parime që ë karakterizojnë për mënyrën se si jam rritur, unë do të largohem nga LSI ditën që kjo forcë politike do të bëhet si Rilindja e sotme. Për asnjë arsye, unë e quajtur Rilidjen, fajtore për gjithçka për këtë arsye unë nuk jap asnjë lloj kontributi të të vazhduar këtë shkatërrim . Jam nënë e 2 fëmijëve dhe nuk kontribuojë në shkatërrimin e të ardhmes së tyre nëpërmjet një qeverisje tjetër të Edi Ramës, Erion Veliaj apo kujtdo qoftë që do të vazhdojë të ndjekë modelin e Edi Ramës. Jam juriste në profesion dhe janë formuar me idenë e institucioneve, me ndarjen e pushteteve dhe nuk mund të kontribuojë për asnjë qeverisje në botë që ka shkatërruar gjykatat, që e ka lënë vendin pa drejtësi, që ka shkatërruar cdo person që pret të marrë një vendi, nuk mund të jap kontributin tim për një qeverisje që cdo dy ditë nxjerr nga një të zgjedhur që e ka me rekorde kriminale. Për mua Rilindja është një kazan i madh ku në cdo moment që do fusësh dorën do të marrësh një kriminel, një njeri që është akuzuar për prostitucion, do nxjerrësh një që është marrë me drogë, dhe afera korruptive, as sot e as nesër", tha Caka.

Ajo ka mohuar zërat që të ketë pasur një përplasje me Ilir Metën në Presidencë. 

"Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe më vjen keq që po i jap zë një gjëje që doja ta përmendja", tha Cakaj.

Më të lexuarat