BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x

Politike

Pasi e sulmoi, Rama zbutet me kryeministrin britanik: Problemi me emigrantët e paligjshëm po zgjidhet falë edhe qasjes ndryshe të Sunak për bashkëpunim dypalësh

Pasi e sulmoi, Rama zbutet me kryeministrin britanik: Problemi me

Ndërsa disa ditë më parë e sulmoi, dje shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka lavdëruar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak për trajtimin e emigrantëve që kalojnë kanalin e La Manshit, duke realizuar bashkëpunim praktik në vend që të shpenzojë para për "gjëra të çmendura që nuk funksionojnë kurrë" si paraardhësit e tij. Kështu shkroi dje e përditshmja britanike, “Financial Times”. Në artikull thuhet se kryeministri Edi Rama ka folur për ‘Financial Times’ duke thënë se rënia e numrit të emigrantëve shqiptarë që hyjnë në mënyrë ilegale përmes gomoneve në Britani ishte e lidhur drejtpërdrejt me një grup pune të përbashkët policor, të cilin ai ua kërkoi tre kryeministrave të mëparshëm britanikë të ngrinin por rezultoi pa sukses. Sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Britanisë, zyrtarët e zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar u dërguan për të punuar në Tiranë, ndërsa oficerët shqiptarë intervistuan emigrantët në Dover, duke i kthyer ata që nuk kishin arsye të forta për azil. Bashkëpunimi përfshinte gjithashtu agjentë të fshehtë nga të dyja palët. Rama tha se ndryshimi në politikën britanike erdhi pasi ai vizitoi Londrën dhe u takua me Sunak në mars. “Sunak e bëri atë. E bëri brenda dy javësh”, tha Rama në një intervistë muajin e kaluar. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar vizitoi të hënën Doverin për të vlerësuar grupin e përbashkët të punës, i cili kishte ndihmuar në uljen e imigracionit shqiptar me rreth 90 për qind në tremujorin e parë të 2023. Rënia vjen pas një rritjeje të emigracionit vitin e kaluar që shkaktoi debate diplomatike midis Londrës dhe Tiranës, ndërsa mijëra shqiptarë u përpoqën të kalonin me gomone për në Britani. “Lideri shqiptar, foli për zhgënjimin e tij me liderët dhe ministrat e mëparshëm britanikë, të cilët po shpenzonin para për "gjëra të çmendura që nuk funksionojnë kurrë" në vend që të krijonin një grup pune të përbashkët. Ai tregoi se i tha Boris Johnson kur ishte sekretar i jashtëm që të dërgonte një grusht “djemsh të nivelit të lartë” nga zbatimi i ligjit britanik, të cilëve do t'u jepej akses i plotë në të dhënat në kohë reale dhe për të lejuar oficerët shqiptarë të vepronin në Britani të Madhe”, shkruan Financial Times.

Më të lexuarat