Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pasi lajmëroi se do ta kallëzojë penalisht kryetarin e KED, Meta liston të gjitha shkeljet e Ardian Dvoranit

Postuar: 15/11/2019 - 16:12

Presidenti Ilir Meta do të kallëzojë të hënën penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvoranin, për dy vepra penale: “Shpërdorim të detyrës” dhe “përvetësim të titullit apo detyrë shtetërore”. Në konferencën për mediat këtë mesditë, kreu i shtetit tha se Dvorani “ka bërë shkelje përgjatë ushtrimit të detyrës, që kapërcejnë kufirin e shkeljes disiplinore, duke cenuar procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

Shkeljet që sipas Metës ka bërë Dvorani:

KED krijimin e katër listave i ka bërë në mënyrë të njëkohshme brenda të njëjtës datës 21 shtator dhe numërimi është i alternuar sipas radhës së shpalljes. KED i cili është organ kolegjial, jo personal, askush nuk merr dot vendime personale dhe që funksionon në bazë të ligjit, në mbledhje të datës 21 shtator nuk ka marrë vendim mbi kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave për Presidentin apo Kuvendin. Kryetari i ka përcjellë vetë listat për plotësimin e dy vakancave për njëherë.

KED nuk mori vendim për mënyrë e dërgimit të listave apo kohën, por ky veprim është kryer në mënyrë individuale dhe të qëllimshme nga kryetari i KED-së, ndërkohë që ka si detyrë vetëm për të nënshtruar aktet. I gjendur përballë kësaj situata për dy lista njëherazi, Presidenti iu drejtua kryetarit të KED për informacion nëse ia kishte përcjellë edhe Kuvendit listat për dy vendet vakante. Kryetari i KED-së ka përcjellë dhe dorëzuar pranë Kuvendit listat përfundimtare. Pra katër vakancat Këshilli i ka miratuar në një ditë dhe zotëria, në titullin personal në vend që të respektonte kronologjinë, Presidentit ia dërgon më parë dhe Kuvendit vetëm atë që Presidenti e pyet, po Kuvendit?

Edhe ai thotë ‘po ia çova’. Kryetari i KED-së 6 ditë pasi ia dërgoi Presidentit ia çoi Kuvendit për plotësimin e dy vakancave. Pse janë dërguar dy lista njëherazi të presidenti dhe pse u vonuan me një javë diferencë te Kuvendi. Pra secili mund të bëjë pyetjen, kur KED katër listat i ka renditur në një ditë dhe që e di mirë radhën, pse ja çon Presidentit përpara dhe Kuvendit atë ditë që i shkroi Kuvendit. Në rastin më të keq, cdo budalla mund të thotë pse nuk ua dërgoi në të njëjtën ditë dhe të ishte afati 30 ditë për dy palët që të detyroheshin të merreshin vesh.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 10:25

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani shkruan se godinat e rëna i rrëzoi korrupsioni i opozitës dhe parashikimi i Ilir Metës.

Me ironi  Manjani shprehet se:

Postuar: 12/12/2019 - 09:25

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar në Durrës ekipin izraelit, të cilët po bëjnë vlerësi

Postuar: 12/12/2019 - 09:20

Kryeprokurori Olsian Çela ka marrë mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së në misionin e tij për të luftu

Postuar: 12/12/2019 - 09:10

Reforma në drejtësi dhe sidomos ngritja e organeve të reja të drejtësisë kanë qenë disa nga temat

Postuar: 12/12/2019 - 09:00

Reforma në drejtësi duket se po lë pa gjumë shumë politikanë në vend.

Postuar: 12/12/2019 - 08:55

Partia Demokratike ka kujtuar dje 29 vjetorin e themelimit të saj.

Postuar: 12/12/2019 - 08:36

Shqipëria e fillon kryesinë e radhës së OSBE-së për vitin 2020, ndërkohë që rajoni ku vepron orga