BREAKING NEWS

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, ma ka kërkuar baza

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj
x
BREAKING NEWS

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x

Politike

Pasi paralajmëroi kryebashkiaken se do ta nxirrte jashtë/ Edi Rama nuk ndalet, kapet keq me dy kryetarët e njohur të bashkive: Jeni shumë interesantë, muhabet pa lidhje, s’ke çfarë i sqaron

Pasi paralajmëroi kryebashkiaken se do ta nxirrte jashtë/ Edi Rama nuk

Kryeministri Edi Rama ditën e sotem nga takimi dyditor që po mban me të zgjedhurit vendor në Pogradec ka humur durimin duke u shfaqur i irrituar kur dy prej kryebashkiakëve po bënin muhabet. Ishte Rama që paralajmëroi kryetaren e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj që do ta largonte nga salla.

Rama i është drejtuar me tone të ashpra, madje e paralajmëroi se do ta nxirrte jashtë.

Por kjo nuk ishte e vetmja situatë e tensionuar, pasi kryeminsitri Rama ka sulmuar dy kryebashkiakët e vetëm që deri tani kanë artikuluar kritika për qeverinë, i pari ishte Safet Gjici dhe i dyti Pjerin Ndreu.

Ishte fillimisht Safet Gjici, ai që kundërshtoi projektin e ndërtimit të Urës së Madhe në Kukës, që sipas tij do ta linte qytetin si një xhep, dhe do ta shkëpuste nga rruga kryesore. Gjici tha se projekti është kundërshtuar nga qytetarët dhe shoqëria civile, teksa u përball dhe me ndërhyrjen e Ramës ‘edhe këtu do na e fusësh shoqërinë civile.

I dyti në radhë që shprehu rezerva për mungesën e investimeve në Shëngjin, ishte Pjerin Ndreu, i cili u përball po ashtu me Ramën, teksa kryeministri i cilësoi vërejtjet e tij muhabete pa lidhje.

Rama tha se si në Kukës, ashtu dhe në Shëngjin, po bëhen dy nga projektet më të mëdha aktualisht, dhe se vërejtjet e kryebashkiakëve ishin të pavenda, edhe pse ata në fakt ndoqën këshillën e djeshme të tij, që do të duhet të ishin avokatët numër 1 të qytetarëve të tyre.

“Ti dhe Safeti jeni njerëz interesantë, ndaj jeni dhe më të sukseshmit, njëri thotë që Kukësi do mbetet xhep fallso nga Ura e Madhe, tjetri thotë që Shëngjini do të mbetet i fundit. Kur këtu po bëhet dy nga projektet më të rëndësishme dhe më të mëdha aktualisht në Shqipëri.

Shëngjini ndërkohë po lidhet me Velipojën, dhe me Malin e Zi, rruga Shëngjin Velipojë, që ka 30 vite që është ëndërr, e kishte zotëria dhe premtim elektoral, që do e bëja unë, dhe po e bëjmë bashkë. Do të jetë realitet. Ura e Kukësit po bëhet, ndërkohë që kur futeshe në Kukës futeshe fshehtas. Në Kukës dhe në Vlorë hyje fshehtas, të kapte frika se çfarë do të ndodhte, dhe më pas dilte qyteti.

Të gjitha qytetet xhep janë, ka xhep plotë, ka dhe xhep fallso. Faktikisht këto vepra rrisin ekonominë, qytetet duhet të mendojnë për të rritur atraktivitetin. Ky është muhabet pa lidhje, nuk ke se çfarë i sqaron”, u shpreh Rama, ndërkohë që dy kryebashkiakëve të veriut nuk iu dha më e drejta e fjalës.

Pasi paralajmëroi kryebashkiaken se do ta nxirrte jashtë/ Edi Rama nuk