BREAKING NEWS

Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën lëvizjen e parë si President i SHBA-ve: Nuk duhet të humbasim kohë!

Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën
x

Politike

Pastrimi i parave, autoritetet verifikime në Londër e Athinë për llogaritë e dyshimta, të rrezikuar gjyqtarë, prokurorë dhe politikanë

Pastrimi i parave, autoritetet verifikime në Londër e Athinë

Të dhënat e Drejtorisë së Pastrimit të Parave tregojnë se fenomeni i pastrimit të parave vijon të lulëzojë në vendin tonë. Gazeta tha një ditë më parë se janë identifikuar 10 raste të pastrimit të parave të korrupsionit ndërsa qindra zyrtarë të tjerë janë nën hetim. Por elementi tjetër që dihet është se një pjesë e madhe e pushtetarëve i kanë nxjerrë paratë jashtë vendit. Ka nga ata që flasin se në Qipro e Greqi janë dërguar para me helikopterë. Ndërsa vende të tjera të preferuara janë Zvicra, Britania e Madhe, Malta, ishujt Kajman dhe vendet e parajsave fiskale. Padyshim një vend ku dhe operojnë bandat kriminale dhe e shfrytëzojnë disa politikanë në vend, përfshirë dhe gjyqtarë e prokurorë është Londra. Gazeta e ka thënë disa herë se një pushtetar ka fshehur në Londër mbi 80 milionë euro. Mirëpo teksa reforma në drejtësi avancon, SPAK po jep sinjale se po lëviz. Nga ana tjetër Drejtoria e Pastrimit të Parave ka bërë të ditur në raportin vjetor se ka arritur marrëveshje me Greqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar për të zbuluar llogaritë e dyshimta. “Në shtator dhe tetor 2019, u zhvilluan edhe dy vizita pune të nivelit të lartë në NjIF e Greqisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar, ku u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh në kuadër të luftës kundër PP/FT. Me rëndësi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së ripërtërirë të bashkëpunimit mes dy institucioneve: NjIF Greqi dhe NjIF Shqipëri”, thuhet në raport.

Në skaner gjyqtarë e prokurorë

Përveç zyrtarëve të lartë, në skaner DPPPP ka futur dhe njerëzit e drejtësisë. Në kuadër të procesit të vetingut janë dërguar 78 kërkesa nga KPK për plot 459 gjyqtarë dhe prokurorë. “Pjesë e rëndësishme e punës së DPPPP, e cila kërkon angazhim të gjerë të punonjësve të institucionit, ka qenë edhe bashkëpunimi me institucione ekzistuese apo krijuara rishtazi me ligj, me të cilat kemi shkëmbyer informacion në kuadër të kthimit të përgjigjeve ndaj kërkesave të tyre si: KJV, KPK, ILDKPKI, BSH, DSIK dhe AMF. Gjatë vitit 2019 kemi kryer verifikime për rreth 1,484 persona në kuadër të 395 kërkesave të ardhura nga institucione të ndryshme brenda vendit”, thuhet në raport.

Raportimet

Në bazë të përcaktimit të ligjit, bankat, noterët dhe të gjitha institucionet e tjera janë të detyruara të raportojnë çdo lloj parregullsie financiare apo kur ata kanë dyshime për pastrim parash. “Gjatë vitit 2019, në DPPPP janë dërguar 1,424 RAD (Raporti i Aktivitetit të Dyshimtë) nga subjektet raportuese, të përshkruara në vijim në tabelën 1. Këtë vit vihet re se në total janë dërguar 6.62 % RAD më pak, në krahasim me RAD e dërguara vitin e kaluar dhe kjo ka ndodhur për arsye se disa subjekte janë ndërgjegjësuar më tepër në drejtim të rritjes së cilësisë të RAD-ve të dërguara sipas prioriteteve që kemi në funksion të parandalimit të PP/FT dhe jo thjesht për raportimin e tyre. Disa nga subjektet që kanë pësuar rënie janë: noterët, ASHK, shoqëritë e institucioneve të qiradhënies financiare dhe shoqëritë e pagesave elektronike etj. Për sa i përket uljes së numrit të raportimeve të RAD-ve nga noterët, konstatojmë se kjo mund të ketë ardhur për shkak të uljes së raportimeve nga dy prej tyre, pas trajnimeve të kryera nga DPPPP dhe ndërgjegjësimit për rritjen e cilësisë së raportimit dhe fokusimin në rastet me indicie dhe anomali të mirëfillta në funksion të PP/FT”, thuhet në raportin e Drejtorisë së Pastrimit të Parave.