Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Politike

Patozi: Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore nuk është meritë e PD, e turpshme që Meta po sillet si kryetar partie

Patozi: Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore nuk

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, ndërsa ka rezervuar një “shuplakë” edhe për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta. Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Patozi u shpreh se ndihet i keqardhur se ndryshimet kushtetuese nuk u iniciuan nga opozita jashtëparlamentare, ndërkohë që akuzoi PD-në se u mjaftua me atë që e konsideron marrëveshje të pistë të 5 Qershorit. “Nuk ka ndodhur ndonjë gjëmë e madhe më 30 korrik, sepse po të ndodhte, do të kishte reaksion nga opozita jashtë Parlamentit, nuk do të iknin me pushime. Hapja e listave duhet të shoqërohej patjetër me korrektimin kombëtar dhe depolitizimin e komisioneve, gjë që nuk ndodhi. Ndryshimet duhet të ishin iniciuar nga opozita dhe udhëheqësja e tyre, Partia Demokratike. Sipas meje, kjo e fundit e ka humbur shansin për të qenë lokomotivë e ndryshimeve, sepse ndryshimet nuk erdhën prej saj. Këto lëvizje erdhën për shkak të dy arsyeve: së pari një taktikë e Partisë Socialiste për të vënë në vështirësi kundërshtarin, e së dyti si pasojë e një presioni të publikut që kërkonte ndryshime në politikëbërjen shqiptare”, deklaroi ai. Ndërkohë, zoti Patozi akuza të forta hodhi edhe për presidentin Meta, për të cilin theksoi se duhet të ishte mbi palët, por që sipas tij, po sillet si kryetar i një partie. “Presidenti i Republikës është krejtësisht jashtë rolit të tij kushtetues për sa i përket hapjes ose mbylljes së listave, sepse i takon të jetë mbi palët, i takon të jetë përfaqësues i unitetit të popullit. Presidenti sigurisht që ka dalë prej kohësh jashtë këtyre shinave dhe i lejon vetes të ndërhyjë edhe në çështje që janë ekskluzivitet i partive politike. Mesa duket Meta nuk e fsheh dot që është kryetar i një prej tre partive më të mëdha të vendit, i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ky është problemi i tij”, u shpreh ai. Ndërsa procesin që synon rikthimin e figurave të vjetra në selinë blu, zoti Patozi e konsideron lëvizje false. “E gjykoj që është një lëvizje fallco, artificiale, po ndoshta unë jam i gabuar”, tha ai. Por, nëse lideri i opozitës do t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit, a do të bashkohet Bindja Demokratike në një garë elektorale të përbashkët me Partinë Demokratike? “Ne jemi shumë larg Partisë Demokratike në qasjen tonë për zhvillimet aktuale. Partia Demokratike thjesht po kërkon rotacion politik pa ndryshim, kurse ne duam ndryshimin që do të sjellë më pas rotacion politik”, nënvizoi Patozi.