BREAKING NEWS

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur
x
BREAKING NEWS

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17
x
BREAKING NEWS

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e
x
BREAKING NEWS

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më
x
BREAKING NEWS

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës
x
BREAKING NEWS

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me
x

Politike

Patronazhistët, “offshoret” dhe kriminaliteti në vend shkaktojnë debate në Kuvend, Majko përplaset me Berishën, Çuçi me Salianjin, Spiropali sulmon kryefoltoristin, Manja akuza Nokës

Patronazhistët, “offshoret” dhe kriminaliteti në vend

Seanca e djeshme e Kuvendit është zhvilluar me debate të forta mes deputetëve. Patronazhistët, “offshoret” dhe kriminaliteti në vend kanë shkaktuar debate në Kuvend, ku deputeti i PS Pandeli Majko iu përgjigj ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me akuzën për patronazhistët e Partisë Socialiste. Sipas Majkos, në vend që të merren me patronazhistët e PS-së, demokratë duhet të merren me akuzën për marrjen e parave ruse.“A e aktivizon Shqipëria nenin 4 apo jo, është diskutim i hapur. Besoj se edhe Berisha ndan të njëjtin opinion që akti i Iranit është një akt terrorist. Berisha ka pasur të drejtë kur shumë kohë më parë i kërkonte qeverisë shqiptare të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Sot nuk ka pse kërkon që qeveria të ketë një sjellje ndryshe. Në Shqipëri sot opozita po ripërsërit çështjen e patronazhistëve të PS-së. Unë jam dakord që opozita të ketë reflektime të natyrave të ndryshme lidhur me patronazhistët e PS. Para se të merreni me patronazhistët e PS është mirë të merreni me patronazhistët e San Peterburgut. Kjo është një çështje që ka prekur thellësisht disa parti në vende të BE-së dhe anëtare të NATO-s. E mirëkuptoj faktin që drejtuesit e PD që janë në godinë aktualisht po e auditojnë, por kjo më duket ende histori e debatit të brendshëm në PD. Ajo që duhet të trajtohet shumë seriozisht është fakti se Shqipërisë nëpërmjet një partie i është prekur siguria kombëtare”, tha Majko. Në interpelancën e thirrur dje në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar policinë se ka dorë në zhdukjen e Ervis Martinajt. Përballë kësaj akuze e zërave që pretendohet se flitet në radhët e uniformave blu, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zgjodhi të heshte. Ai nuk tha asnjë fjalë për Ervis Martinajn, po zgjodhi që t’iu përmbahej shifrave që kishte përgatitur në fletë. Çuçi tha se gjatë qever isjes së Ramës, numri i vrasjeve me dashje ka rënë, në krahasim me vitet para 2013.“Jam lodhur për të gjetur statistika para 2013. I kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion”, u shpreh ministri.

Spiropali i kujton Berishës financimin rus në PD

Ministrja Spiropali ka kthyer në vëmnedje financimin rus në PD duke i thënë Sali Berishës se ka ngritur Komisionin e Auditit për të gjetur paratë e fshehura në xhepat e Lulit. Me gjuhë të ashpër i tha se është e pamundur që të rikthehen në pushtet, edhe pse në koalicion me Partinë e Lirisë.“Ku e keni Auditin tuaj. E keni ngritur Auditin që të gjeni rublat në xhepat e Lulit? Kjo është qesharake. As në makthin më të lartët të shqiptareve, s’ktheheni më ju të qeverisni, jo Ilir Metën, jo Monikën, e Evin Jo e jo se ju shpalli non-grata, ju nuk vini dot. Jo se nuk ka në PD dhe elektoratin e djathtë njerëz me dinjitet, por nuk lini njeri që të ngrejë kohë. Ashtu dini të qeverisni. Bam-bum. Po i lë armët, vetëm për gjuhën e kam fjalën. Ju privatizuat gjithçka mundët dhe gjithçka patë”, tha Spiropali.

Manja përplaset me Nokën

 Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja debatoi edhe me Flamur Nokën duke e akuzuar se deputetët opozitarë bënin presion nga Kuvendi për të marrë tendera dhe se kishin kompani “offshore”. Premtoi se do i tregonte të gjitha, por kur të afrohej fushata elektorale.“Pse nuk e la rrogën e deputetit për atë familje në Bubq? Zona nga vjen Saliu, Malësia e Kukësit, njihet. Të bënte gjest human aty. Nuk i ngre dot më Saliu shqiptarët në protesta. Sepse shqiptarët kanë sy e veshë, shohin edhe luksin e familjes së Saliut. Ne të dy kemi bërë betejë në Paskuqan dhe Kamëz. Ne morëm 74 mandate dhe ju dolët copa-copa. Pse s’dilni dhe t’u thoni kush tjetërsoi tokën në liqenin e Paskuqanit? Për ju Flamur, po të kishte mundësi të fusnit tokën në thes, për shpirt me thes do e kishit marrë. Ngrihu herët Flamur, se ngrihesh vonë dhe nuk i sheh shkollat”, tha ai

Më të lexuarat