BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Pavarësia e Kosovës, Kryemadhi: Kjo ditë meriton të kremtohet pa mëri dhe dasi politike

Pavarësia e Kosovës, Kryemadhi: Kjo ditë meriton të

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mori pjesë në ceremoni shtetërore me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Përmes një statusi në Facebook, Kryemadhi thotë se kjo ditë meriton të kremtohet pa mëri dhe dasi politike, si një nga ditët më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.

“Sot në ceremoninë shtetërore me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës politika shqiptare u prezantua me të gjithë spektrin e saj.
Kjo ditë meriton të kremtohet pa mëri dhe dasi politike, si një nga ditët më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.
Sot nderojmë dhe respektojmë të gjithë ata që bënë të mundur realizimin e ëndrrës së shqiptarëve në mbarë botën, krijimin e shtetit të Kosovës, një ditë që na bën të ndjehemi krenarë për çka u arrit në bashkëpunim dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe me përpjekjen e popullit të Kosovës.
Liria dhe pavarësia ishin vetëm fillimi i një procesi të gjatë dhe të vështirë shtetformues, që do të vazhdojë ende për të mundësuar që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e familjes së madhe evropiane.
Dhe për këtë, Shqipëria dhe Kosova kanë ende për të mësuar dhe rrugë për të bërë.
Kjo është dhe sfida më e madhe e dy shteteve të shqiptarëve që sot festojnë e nesër duhet të vazhdojnë sërish të përpiqen të bëjnë më të mirën për qytetarët e tyre”, shkruan Monika në postim.