BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x
BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x

Politike

Pazaret e prishura Rama-Vuçiç-Grenell-Thaçi për shitjen e Veriut i kanë vënë flakën çështjes kosovare dhe trojeve shqiptare

Pazaret e prishura Rama-Vuçiç-Grenell-Thaçi për

Kosova është sërish në një rrezik shumë të madh. Projekti kriminal i mbetur në sirtar i Ramës-Vuçiçit-Grenell-Thaçit që i fal Serbisë veriun e Kosovës i kanë vënë sërish flakën çështjes kosovare dhe trojeve shqiptare. Si çdo krim dhe ky projekt po kërkohet të ndërtohet mbi gënjeshtra dhe kamuflime. Thaçi në atë kohë u përpoq ta shesë si një hartë të vizatuar nga komuniteti ndërkombëtar, mbi të gjitha nga Shtetet e Bashkuara, por që në të vërtetë pas tij fshiheshin qarqe serbo-ruse. Këtë herë Rama kërkon t’i shkojë deri në fund projektit të ndarjes së Kosovës, i hartuar në Beograd dhe i pranuar nga Vuçiç, Thaçi dhe Edi Rama në Nish në vjeshtën e vitit 2017.


Edhe pse fitorja kundër terrorit serb nga policia dhe shteti i Kosovës e ka varrosur atë, Rama kërkon ta ngjallë këtë pazar, këtë herë duke përdorur skemën e KFOR. Rama në sinkron të plotë me Vuçiçin dhe politikanë të tjerë në Serbi kërkojnë që KFOR të marrë nën patronazh Veriun e Kosovës. Por çdo përpjekje djallëzore e hapur që synon rivendosjen e kontrollit të Veriut për KFOR nuk është asgjë tjetër por përpjekje për të kaluar nga Republikë e Kosovës në Republikë të KFOR.
Rama bashkohet me serbët, të cilët duan të arrijnë qëllimin e tyre final, nxjerrjen jashtë loje të shtetit kosovar në Veri. Vetë KFOR e ka bërë të qartë se ekskluzivitetin për rendin e sigurinë e ka Policia e Kosovës dhe KFOR është në mbështetje të saj. Rama dhe Serbia mendojnë ndryshe duke kërkuar të riaktivizojnë pazaret e prishura të vitit 2017, të cilat nuk u finalizuan dot kurrë.


Së fundmi, Rama dhe Vuçiç janë shfaqur në një linjë dhe me personazhin që ka bërë aleancë me ata që punuan dhe luftuan fort për ndarjen e Kosovës, si Richard Grenell me njerëzit e tij të administratës Trump. Grenell gjithë këto ditë ka sulmuar administratën e Joe Biden, por edhe lidershipin kosovar, që ka dëshmuar se po shkëputet nga projektet e vjetra të rrezikshme për rajonin e Ballkanit dhe se po kërkon një marrëveshje përfundimtare që Serbia të njohë përfundimisht Kosovën. Grenell, ka thënë atë që thotë edhe Vuçiç, për praninë e forcave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën, prani kjo që u kërkua nga Uashingtoni “urgjentisht” të largohet nga atje. Atë që Vuçiç tha në Financial Times, ku madje akuzoi Antony Blinken dhe Jake Sullivanin se thanë gënjeshtra, e përsëriti fjalë për fjalë Grenell. Por tradhtarëve si Rama dhe qarqeve serbo-ruse po ua tregon vendin kryeministri Albin Kurti, i cili po tregon cilësitë e një burri shteti që nuk vendos fatet e kombit të tij në “duart” e Edi Ramës që ka disa vite që bën pazare me trojet shqiptare në interes të Serbisë me në krye Vuçiç.

Më të lexuarat