Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD akuza qeverisë për futjen në punë të militantëve në Albpetrol, MIE hedh poshtë pretendimet

Postuar: 11/09/2018 - 08:16

 Partia Demokratike dhe qeveria u përplasën dje me njëra-tjetrën në distancë. Fillimisht ishte deputeti i PD, Luan Baçi, ai i cili në një deklaratë për mediat, akuzoi qeverinë se po largon nga puna njerëzit e aftë për të punësuar njerëzit e partisë. Si rast referimi ai mori kompaninë Albpetrol. “Qeveria nuk ndalet në rrugën për shkatërrimin e jetës së shqiptarëve. Nuk ndalet në shkatërrimin e çdo gjëje, që ka të bëj me pasurimin e oligarkëve, që janë të lidhur me ta dhe mbushjen e xhepave të tyre. Këtë e tregon dhe mënyra se si po veprojnë me Albpetrolin, nuk ndalen deri në copëtimin dhe shfrytëzimin e plotë të tij. Prej kohësh ne Albpetrol pushohen profesionistë dhe rekrutohen militantë dhe fanatikë të Rilindjes”, tha ai. Në vijim Baçi u ndal edhe tek statusi i naftëtarëve. Sipas tij, kërkesat e tyre po bien në vesh të shurdhër. E menjëhershme ishte edhe kundërpërgjigja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila në një postim në rrjetet sociale hodhi poshtë pretendimet e PD. “Shoqëria, Albpetrol sh.a ka hyrë në fazën e ristrukturimit, një proces i nisur në Janar 2018 dhe që ka si synim përmirësimin e treguesve të punës dhe treguesve ekonomiko financiar të shoqërisë. Ky proces, për herë të parë, është kryer në një transparencë të plotë dhe me pjesëmarrjen e të gjitha strukturave. Një komision i posaçëm i përbërë nga administrata e shoqërisë dhe përfaqësuesit e Sindikatës ka shqyrtuar strukturën organizative të shoqërisë, performancën personale të punës të punonjësve dhe ka përcaktuar kriteret e ristrukturimit bazuar në: Arsimimin; Kualifikimin profesional; Vjetërsinë në punë në Industrinë e Naftës. Madje, një kriter i veçantë ka qenë që asnjë i përndjekur politik, ose familjarë të të përndjekurve politikë, të mos preken nga ristrukturimi. Në përfundim të procesit të ristrukturimit të shoqërisë, Albpetrol sh.a ka trajtuar financiarisht 459 punonjës të cilët janë larguar nga puna. Gjatë kësaj periudhe, Albpetrol sh.a nuk ka punësuar asnjë person të ri në punë. Madje edhe nëse do të hapen vende të reja pune, prioritet do të kenë punonjësit e prekur nga procesi i ristrukturimit”, thuhet në reagimin e ministrisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 13:14

Ish-ministri i LSI në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimit të anëtarëve të bandës së Bajrave në Shkodër, dhe vendimeve të dhëna nga gjykata.

Postuar: 25/09/2018 - 13:09

Vetëm pak pasi kryeministri Rama njoftoi në rrjetet sociale se nesër do të bëje me dije ndryshime

Postuar: 25/09/2018 - 12:14

Ditën e djeshme kreu i PD Lulzim Basha, i ftuar dje në një studio televizive pati shumë vapë dhe

Postuar: 25/09/2018 - 12:00

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar një takim në fshatin e Nivicës në kua

Postuar: 25/09/2018 - 11:34

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur përsëri akuza ndaj Edi Ramë.

Postuar: 25/09/2018 - 11:24

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri iu përgjigj sot akuzave të Partisë Demo

Postuar: 25/09/2018 - 11:16

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardem, ka tërhequr vëmendjen e opinionit, pasi në mbrëmje