BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Politike

PD akuza qeverisë: Procesi i rindërtimit është kapur nga oligarkët, ja skema e abuzimit me bonuset e qirave

PD akuza qeverisë: Procesi i rindërtimit është kapur nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj u takua ditën e djeshme me disa familje në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku është deputet, për të përcjellë shqetësimin e tyre për shembjen e dyshimtë të pallatit ku banojnë 2 vjet pas tërmetit, ndërsa shpërtheu në akuza të forta në adresë të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Përmes një njoftimi për shtyp, PD thekson se fillimisht banorët shpjeguan të revoltuar para zotit Rrushaj se ekspertiza e parë e ka nxjerrë pallatin të sigurtë dhe të banueshëm, ndërsa një ekspertizë e mëvonshme, e pabazuar në ligjin shqiptar, e cilësoi në rrezik shembje. “Pas tërmetit, Drejtori i Institutit të Ndërtimit, i ndjeri Agron Hysenlliu, ka hyrë në 250 familje, i shoqëruar nga unë, dhe në asnjë rast nuk ka thënë se këto pallate duhen prishur, por ka thënë “vij e banoj me gjithë fëmijët e mi pa asnjë lloj meraku”. Përkundër kësaj, sajuan një ekspertizë të rreme, të nxitur nga disa politikanë dhe oligarkë të lidhur me qeverinë”, u shpreh një banor. Më pas sipas PD, banorët e pallatit në Kinostudio besojnë se pas shembjes së pallatit qëndrojnë interesa financiarë të lidhur me pushtetin. “Kemi të dhëna se për të rrëmbyer këtë tokë janë të interesuar politikanë në parlamentin shqiptar dhe njerëz të lidhur me pushtetin, që të ndërtojnë biznesin e tyre në kurrizin tonë”, tha një banor. Por për nënkryetarin e PD, Alfred Rushaj, shembja e pajustifikuar e pallatit në Kinostudio është një nga rastet që tregon sjelljen mafioze të qeverisë. “Edhe fatkeqësinë e tërmetit duan ta shfrytëzojnë për biznes dhe gjejnë një periudhë kur ju nuk keni mundësi ta shprehni revoltën me votë. Fakti që kanë ardhur për t’ju bërë presion se do të presin ujin dhe dritat, është një veprim mafioz. Kur kanë dashur mafiozët të lirojnë tokë, kështu e kanë bërë”, deklaroi ai. Ndërkohë zoti Rushaj theksoi se Partia Demokratike e ka referuar çështjen në SPAK për shpërdorim detyre, por ende nuk ka asnjë avancim për interesin e banorëve.