BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD bën skanerin e qeverisjes së PS: Rilindja shkatërroi gjithçka, do të ringremë ekonominë dhe mbështesim qytetarët

PD bën skanerin e qeverisjes së PS: Rilindja shkatërroi

Ish-ministri demokrat, Florion Mima ka bërë dje një përmbledhje të politikave ekonomike të qeverisë “Rama”, qysh se erdhën në pushtet. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-deputeti i Partisë Demokratike, zoti Mima u shpreh se gjatë këtyre viteve mazhoranca qeverisëse e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka groposur gjithçka, duke theksuar se ekonomia është futur në kolaps. Në këtë kontekst, ish-deputeti i PD theksoi se nën qeverisjen “Rama” është rritur papunësia, borxhi publik, energjia elektrike dhe janë larguar investitorët e huaj. “Në 8 vite, çoroditje, kaos, rrëmujë e gjullurdi totale për ekonominë reale, ekonominë që mban e ushqen shqiptarët dhe prodhon të mirat për arkën e përbashkët dhe në të njëjtën kohë, qartësi e precizon kirurgjikal, trajtim princëror, plot favore e privilegje për veten e miqtë. Në fillim rrisin çmimin e energjisë për popullin, pastaj me radhë të gjitha taksat e tatimet, ndalojnë fermerët të shesin majdanoz e rigon pa kasë; dhunojnë të mjerët që rremojnë për kënaçe në plehra; akuzojnë paraardhësit, pa një dokument, për gropë në financat publike dhe marrin ca qindra milionë euro borxhe; prezantojnë gjoba qindramilionëshe për moslëshim kuponi; rrisin kontributet, por as nuk indeksojnë e jo më të rrisin pensionet; heqin TVSH për biznesin e vogël me arsyetimin se do luftojë informalitetin, investitorëve të huaj u thyejnë këmbët me shkop bejsbolli dhe dalin në të njëjtën ditë e ftojnë të tjerë të investojnë në vendin e mundësive të mëdha, sigurisht, për t’i përzënë përsëri e për t’i dëmshpërblyer me qindra milionë euro nga arka e përbashkët”, deklaroi ai. Më tej ish-deputeti dhe ish-ministri demokrat, Florion Mima premtoi se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet do ringrejë ekonominë dhe mbështesë qytetarët e varfër. “Si dilet nga kjo mynxyrë, ku edhe kaosi dhe çoroditja, duken si nxënës inocente përpara kësaj rrumpallhane qeveritare? Me një qeverisje normale, shërbëtorë të njerëzve. Me një qeveri që del nga zgjedhjet e njerëzve dhe jo që paracaktohet nga çunat problematikë. Ky është parakushti, të tjerat kanë nevojë për llërë të përveshura dhe për të kundërtën e asaj që ka ndodhur në këta 8 vjet: qartësi kirurgjikale për të sjellë ekonominë e njerëzve të thjeshtë në binarë, duke lënë gjullurdinë rrumpallhane të pleqërojë në dreqninë e vet, sigurisht, atje ku populli t’ia caktojë vendin e drenimit”, nënvizoi Mima.

Më të lexuarat