BREAKING NEWS

Fundoset Meta, Kuvendi rrëzon dekretin për Kodin Zgjedhor dhe vulos heqjen e koalicioneve, Basha dhe amerikanët lënë në baltë presidentin

Fundoset Meta, Kuvendi rrëzon dekretin për Kodin Zgjedhor dhe vulos
x

Politike

PD censuron videon, publikohen pamjet ku punonjësja “vë me shpatulla pas muri” Këlliçin dhe Ina Zhupën

PD censuron videon, publikohen pamjet ku punonjësja “vë me

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa dhe kreu i FRPD Belind Këlliçi kanë bërë një kallëzim në Policinë e Tiranës pas ngjarjes të ndodhur pak orë më parë në Landfillin e Sharrës. Ata denoncuan se u penguan me urdhër mafioz, madje shprehen se janë shantazhuar e kërcënuar.

Por video e puiblikuar nga Partia Demokratike nuk ka qenë e plotë, pasi është fshirë një pjesë ku punëtorët akuzonin kreun e Pd, Lulzim Basha se në kohën e tij punonin me 30 lekë.

Punonjësit e lanfillit i janë drejtuar Këlliçit dhe Zhupës me fjalët: “Ku ishit ju kur punonim ne me 30 lekë në kohën e Lulzim Bashës”?

Pjesë nga debati

Punonjësi: kur ka qenë PD në pushtet çka bërë

Këlliçi: Ore çlidhje ka, s'ka lidhje fushatë, ku ka fushatë? Punonjësja: Kur ishte Lulzim Basha, pse nuk erdhe ti këtu që të na qaje hallin. E kam pas në derën e shpisë, vinte era qëlbërisë! Me 30 lekë jam paguar".

Ina Zhupa: A ke punuar me Ardit Gjoklajn?

Punonjësja: Kam punuar me Lulzim Bashën, me 30 lekë jam paguar

Më të lexuarat