BREAKING NEWS

Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke
x
BREAKING NEWS

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë drejt spitalit

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë
x
BREAKING NEWS

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së rrëfen tmerrin: Ishte i dehur, iu hodha sipër dhe i kapa armën pasi...

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së
x
BREAKING NEWS

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Tiranë

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin
x
BREAKING NEWS

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD akuzon ashpër kryeministrin dhe publikon foton: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rama

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD
x
BREAKING NEWS

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit
x

Politike

PD dhe PS sherr për Enver Hoxhën, deputeti Bujar Çela vlerëson figurën dhe merr mbështetjen e komunistëve, demokratët kërkojnë të ndëshkohet

PD dhe PS sherr për Enver Hoxhën, deputeti Bujar Çela

Ngritja në piedestal e figurës së diktatorit Enver Hoxha nga deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka ndezur debatin në politikën shqiptare. Dy ditë më parë, në grupin e “WhatsApp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti socialist Çela ka uruar 28 Nëntorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte stampuar edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ky urim, ka marrë reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët e kanë cilësuar këtë hap, si fyes dhe poshtërues. Por sikur të mos mjaftonte kjo, ditën e djeshme ligjvënësi Çela ka dhënë një deklaratë për mediat me rastin e mbajtjes së homazheve për dëshmorët e Kombit në Lushnjë. Ai nuk është tërhequr nga mesazhet e dy ditëve më parë që bëri në grup, duke thënë se figura e Enver Hoxhës nuk duhet të jetë nul. “Unë pres pyetje të tilla sepse u përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontributin e tij përderisa ne nuk kemi nxjerrë ndonjë udhëheqës tjetër. Nëse ka ndonjë udhëheqës tjetër le të shprehet se historianët janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq dhe kriminelë dhe këto fakte janë nga më të ndryshmet, që nga Balli Kombëtar dhe Legaliteti të cilët nga armiq më pas u rreshtuan në krahun e fituesve”, deklaroi Çela.

Deputetët e PD akuza Çelës

Por vlerësimi i figurës së Enver Hoxhës nga deputeti Bujar Çela, nuk është pritur mirë nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kanë shpërthyer në akuza ndaj tij dhe ish-diktatorit. Duke folur në një konferencë për mediat nga selia blu, nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj theksoi se Partia Demokratike do t’i kërkojë Kuvendit marrjen e masave për deputetin Çela. “Rasti i djeshëm i deputetit Bujar Çela tregon më së shumti se nuk është vetëm një rast i shkëputur, tregon më shumë sa kaq. Tregon nevojën e shoqërisë shqiptare për tu shkëputur nga e shkuara komuniste. Evokimi i figurës së diktatorit nga një ligjvënës, nuk është thjeshtë thyerja e Kodit të Sjelljes të Parlamentit, por është diçka më tepër, tregon nevojën ulëritëse dhe urgjente për të bërë dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Në këtë situatë, në emër të kolegëve dhe të pozicionit tim që kam si kryetar i Partisë Demokratike do të kërkojmë në Këshillin e Etikës në Parlament marrjen e masave për deputetin në fjalë”, deklaroi ai. Më tej deputeti Alibeaj zbuloi se Partia Demokratike do të përgatisë një paketë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë. “Ajo që ne i kemi paraqitur kryetarit të PD është që Partia Demokratike të paraqesë një paketë të plotë ligjore që fokuson dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Në këto 30-vite janë bërë shumë përpjekje në funksion të kësaj gjëje, por asgjë konkrete nuk është arritur. Pikërisht nevojitet një paketë ligjore e cila do të fokusojë më së pari dekomunistizimin e shoqërisë, pajisjen e kurikulave në shkolla, shpërblimin e të përndjekurve, si ndëshkimin dhe distancimin nga  trashëgimia e së djeshmes. Janë këto synimet kryesore”, nënvizoi Alibeaj.

Komunistët i dalin në krah deputetit Çela

Mirëpo pavarësisht kundërshtive të opozitës, në krah të deputetit të PS, Bujar Çela janë rreshtuar komunistët. Fillimisht, ka qenë sekretari i parë i Partisë Komuniste “8 Nëntori”, Preng Çuni, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” ka përshëndetur deklaratën e socialistit Çela. “Deputetin Bujar Çela unë nuk e njoh, por sinqerisht qëndrimin e tij dinjitoz e vlerësoj sepse ai sigurisht përfaqëson interesat e shumicës, popullit që e ka votuar, i cili ruan në kujtesë dhe ka admirim për figurën epokale të Enver Hoxhës. Enver Hoxha është një monument lavdie në historinë tonë kombëtare. Ai përfaqëson figurën e një burri shteti të përmasave botërore, liliputet antikomunist nuk do mund që të zbehin aspak portretin e tij në popull. Antikomunizmi i PD apo i së djathtës shqiptare nuk është doktrinë filozofike e as social-politike, ai përfaqëson mllefin e akumuluar të të humburve të luftës dytë botërore, ballisto-zogistave dhe kolaboracionistëve. Nga ana tjetër kreu Partisë Komuniste të Shkodrës, duke komentuar incidentin me deputetin e Lushnjes Bujar Çela, deklaroi dje për mediat se nuk ka asnjë ligj që ndalon përdorimin e fotos së Enverit dhe simbolet e Partisë së Punës. “Këto simbole janë prezente sepse Partia Komuniste e Shqipërisë është një nga partitë që bën pjesë në spektrin e partive të Shqipërisë me ligj. Ne kemi të drejtën ligjore të konkurrojmë në zgjedhje, të bëjmë propagandë. Sa i përket fotografisë së Enver Hoxhës, Enver Hoxha e ka zënë vendin në histori dhe nuk ka burrë ta shkundë. Pa Enver Hoxhën si udhëheqës i popullit shqiptar, pa Partinë Komuniste nuk do të kishte as LANÇ dhe pa Luftë Nacional-Çlirimtare nuk do të kishte sot Shqipëri por do të ishte e copëtuar midis Greqisë, Jugosllavisë dhe vendeve të tjera. Nuk ka asnjë ligj që ndalon  fotografitë e Enverit dhe simbolet e Partisë Komuniste. Kur ta bëjë Alibeaj i parlamentit, nipi i kryeballistit të Mallakastrës, kur ta bëjë ligjin në Parlament ne do të respektojmë ligjin. Enver Hoxha nuk është diktator, ai nuk vrau shqiptarët por reaksionarët”, deklaroi Bruçi.

Më të lexuarat