BREAKING NEWS

Përplasje me armë zjarri në Vlorë/ Dalin emrat e të plagosurve, xhaxhai i 28-vjeçarit rrëfen si ndodhi ngjarja: Ishim duke pirë kafe, kur dëgjova...

x

Politike

PD e Durrësit kërkon ‘kokën’ e Vangjush Dakos: Puna e Prokurorisë sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave për dramën që po kalon qyteti

Për 18 urdhër arrestet e lëshuara nga prokuroria që sipas hetimeve bënte përgjegjës, zyrtarë lokalë, pronarë pallatesh e ndërtues firmash për jetët e humbura të njerëzve në tërmetin e 26 nëntorit, ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike Durrës.

PD kërkon ‘kokën’ e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos ndërsa pohon se personat e ndaluar janë ‘cironka’

“Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti.                                  

Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll.

Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet.

Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për  faktin e thjeshte se është nën  juridiksionin e Ramës”, thuhet në deklaratën e Ferdinant Xhaferaj, kreut të PD në Durrës.