BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Politike

PD e LSI me sytë tek ndërkombëtarët, Yuri Kim dhe Luigi Soreca të distancuar nga zhvillimet në Këshillin Politik

PD e LSI me sytë tek ndërkombëtarët, Yuri Kim dhe Luigi

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë varur shpresat tek ndërkombëtarët me qëllim rikthimin e normalitetit në Këshillin Politik. Palët janë mbledhur në Këshill Politik, por deri më tani nuk ka pasur një konsensus dhe palët janë përplasur me njëra-tjetrën. Partia Socialiste ka dërguar draftin e saj në Këshill Politik, por ndërkohë nuk është pritur mirë nga opozita, e cila nuk ka dërguar asnjë draft nga ana e saj. Sipas informacioneve PD dhe LSI i kanë varur shpresat tek SHBA dhe BE, ndërkohë që edhe mediat pranë tyre e kanë ngritur si shqetësim mungesën e reagimit nga ana e ndërkombëtarëve. Teksa PS ka propozuar lista 100% të hapura, PD shprehet se propozimi në fjalë është certifikimi i frikës në palcë që kanë drejtuesit e Rilindjes. “Me lista të hapura është votuesi ai që përcakton se kush bëhet deputet, kandidatët renditen sipas grumbullimit të votave të marra nga qytetarët dhe jo nga renditja e partisë! Nëse renditja e partisë është përcaktuese nuk ka hapje listash! Ky propozim rrëzon dhe propagandën se ndryshimet kushtetuese u bënë për të hapur listat”, ka deklaruar PD. Opozita vijon të këmbëngulë tek ndihma e ndërkombëtarëve që të japin ekspertizën e tyre, por PS u është përgjigjur duke thënë se ODIHR-i ndërhyn vetëm kur ka një objekt konkret dhe ka drafte konkrete dhe teknike, ku ata mund të japin opinionin se si qëndrojnë këto drafte në përputhje me standardet demokratike të ODIHR-it dhe të OSBE-së. Sipas PS, nuk mund të shkohet tek ODIHR-i me çështje abstrakte dhe me probleme politike. Ambasadorja Yuri Kim mori pjesë në Këshillin Politik drejtpërdrejt sëbashku me ambasadorin e BE Luigi Soreca. Kim ka qenë e qartë në kërkesat e saj, duke kërkuar konsensus, teksa ka theksuar se marrëveshja është me shumë rëndësi. Ndërkohë ditët e fundit, teksa PD dhe LSI presin reagimin e tyre ka pasur një heshtje nga ana e ndërkombëtarëve, pasi ata e kanë dhënë tashmë mesazhin e tyre. Ajo që kërkon BE dhe SHBA është marrëveshje e dakordësuar mes palëve, mirëpo duket se është PD dhe LSI që po bllokon arritjen e marrëveshjes, pasi që nuk pranojnë të arrijnë në konsensus duke kërkuar ekspertizën e ODIHR. Sakaq Kim pritet që të reagojë ashpër nëse nuk arrihet dakordësia mes palëve, pasi mesazhi i saj ka qenë i qartë gjatë gjithë kohës.

Më të lexuarat