Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD e Pukës: Zgjedhjet po manipulohen, anëtarësia është udhëzuar të votojë Olldashin

PD e Pukës: Zgjedhjet po manipulohen, anëtarësia është udhëzuar të votojë Olldashin

Postuar: 12/07/2013 - 10:18

Akuzat për manipulimin e zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike kanë plasur edhe në Pukë. Demokratët e Pukës deklarojnë se baza është udhëzuar që të votojnë Sokol Olldashin. Një ditë pas prezantimit në Pukë të platformës nga ana e kandidatit për kryetar të PD-së, Sokol Olldashi, themelues të degës Pukë të Partisë Demokratike ngrenë shqetësimin se procesi zgjedhor brenda PD po tenton të manipulohet, duke ju kërkuar demokratëve të Pukës të votojnë në favor të Olldashit. Tre nga ish-themeluesit e PD-së, Dedë Qafa, Brahim Myftaraj dhe Gjovalin Prendi akuzojnë ish-deputetin e Pukës nga radhët e PD-së se po u kërkon anëtarëve të PD-së që të votojnë në favor të Olldashit. Themeluesit e PD-së në Pukë e cilësojnë këtë si një akt që kërkon uzurpimin e Partisë duke e lënë në gjendjen ku është pa i dhënë mundësi hapje dhe riorganizimi. Për themeluesit e PD në Pukë sa kohë lideri historik i PD, Sali Berisha dha dorëheqjen anëtarët e oborrit qeveritar nuk kanë të drejtën morale të kandidimit për këtë post pasi janë përgjegjësit direkt të humbjes. Qafa, Myftaraj e Prendi kërkojnë që anëtarët e PD në rrethin e Pukës të mos ndikohen nga presionet e ish-deputetit, i cili sipas tyre në katër vite nuk denjoj të mbledh një herë strukturat e PD duke shmangur në të gjithë aktivitetin politik anëtarët e degës. Po ashtu denoncohet dhe shtimi i anëtarëve të PD me njerëz përmes të cilëve po kërkohet vetëm shtimi i votave dhe jo shtimi i radhëve të anëtarëve të PD. “Nëse PD duhet të vazhdoj si forcë e fuqishme tashmë është moment i bashkimit dhe jo i kulisave, presioneve e manipulimeve shprehen ish-themeluesit e degës Pukë të PD të cilës shprehen shqetësimin e tyre për mënyrën se si po zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD, pas dorëheqjes së z. Berisha”, thanë ata. Themeluesit e PD në rrethin e Pukës i kërkojnë z. Basha që përkundër situatës së krijuar brenda anëtarëve të mos e shmangë Pukën nga axhenda e takimeve të tij, pasi ka shumë mbështetës dhe do gjejë mikpritje. Kjo është hera e parë kur brenda PD ish- themelues të degëve në rrethe ngrenë shqetësimin e tyre për mënyrën, se si po zhvillohet procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 22:33

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” tha se kryeministri Rama nuk ka arritur të marrë asnjë lekë për shkak se në Shqipëri ka korrupsion.

Postuar: 05/12/2019 - 22:08

Nesër do të bëhet prezantimi i Prokurorit të ri të Përgjithshëm, Olsian Çela i cili u zgjodh sot

Postuar: 05/12/2019 - 22:00

Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi është shprehur në një linjë me kryeministrin Rama sa i takon abuziv

Postuar: 05/12/2019 - 21:51

Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi, i cili është caktuar nga  kryeministri për të përballuar situ

Postuar: 05/12/2019 - 21:42

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi pranoi që ka patur një plasaritje të vogël në shtëpinë e tij ng

Postuar: 05/12/2019 - 21:36

Spartak Ngjela i ftuar në emsionin ‘360 gradë’ tha se kryeministri Edi Rama nuk e di

Postuar: 05/12/2019 - 21:29

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se kryeministri po bën lojë politike dhe nuk shk