BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Politike

PD e vendosur, tregon si do të jetë qeveria teknike 100 ditë para zgjedhjeve, LSI kërcënon me protesta nëse nuk pranohet drafti

PD e vendosur, tregon si do të jetë qeveria teknike 100 ditë para

Partia Demokratike ka sqaruar dje skemën për të shkuar drejt shembullit maqedonas. Në takimin e të mërkurës, PD depozitoi në tryezën e reformës zgjedhore propozimet e veta, ndërsa ditën e djeshme kanë zbardhur më shumë detaje. Në një deklaratë për shtyp, dy përfaqësuesit e PD në këtë tryezë, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, si dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj janë shprehur të qartë në qëndrimet e tyre, duke deklaruar se nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës dhe Partisë Socialiste, duke vijuar këmbënguljen për një qeveri ekspertësh. Përfaqësuesit e selisë blu kërkuan gjithashtu edhe vendosjen e kamerave në qendrat e votimit, në mënyrë që të mos ketë abuzime me votat. Ish-deputeti Oerd Bylykbashi zbardhi disa nga kërkesat e opozitës lidhur me krijimin e qeverisë teknike dhe përfshirjen e policisë në goditjen e krimit zgjedhor. Sipas tij, në kushtet aktuale ku ndodhet vendi, qeveria kujdestare do të thotë që Edi Rama të mos jetë më kryeministër i vendit. “Ta bëjmë të qartë që në fillim: Nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës së bashkuar dhe PS. Nuk do të ketë. Një qeveri kujdestare do të thotë një qeveri neutrale në raport me zgjedhjet, një qeveri që zbaton detyrimet ligjore, standardet dhe praktikat më të mira, në mënyrë që jo vetëm të ndihmojë në organizimin e zgjedhjeve, por edhe të mos ndërhyjë për të prishur zgjedhjet. Kjo është detyra e një qeverie kujdestare në përputhje me standardet ndërkombëtare. Situata reale në Shqipëri me kryeministër Edi Ramën është krejt e kundërta e kësaj. Kështu që, në kushtet aktuale, një qeveri kujdestare do të thotë një qeveri që nuk drejtohet nga Edi Rama, i cili është modeli i kryeministrit, që është gati të shkelë çdo standard dhe çdo parim ndërkombëtar, për të mos folur për Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin, të cilët i hedh në plehra, vetëm e vetëm për të rrëmbyer pushtetin. Pra në kushtet aktuale një qeveri kujdestare do të thotë këtë: Edi Rama nuk është kryeministër”, tha Bylykbashi. Ish-deputeti shtoi më tej se metodologjia e reformës zgjedhore parashikon garantimin e ndarjes së shtetit nga partitë politike. “Metodologjia e reformës zgjedhore parashikon nevojën që, për të qenë propozimet efikase, duhet të garantohet ndarja e shtetit nga partitë politike. Shteti nuk funksionon si detashment bashibozukësh në favor të partisë që është në pushtet dhe kërkon të rrëmbejë me çdo kusht pushtetin. Paketa jonë nuk ka ekuivoke, i qëndron linjës sonë të artë politike, se një qeveri kujdestare është garancia që këto instrumenta të funksionojnë. Çdo gjë tjetër e zvogëlon efikasitetin e instrumenteve në mbrojtje të së drejtës së votës së zgjedhësve”, tha Bylykbashi.

Vendosja e kamerave

Edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj zbardhi disa nga pikat e propozuara nga PD për reformën zgjedhore. Gjatë konferencës për shtyp, ai tha se duhen vendosur kamera brenda qendrave të votimit, ndërsa shtoi se duhen rritur kontrollet në ambientet jashtë të saj. Alibeaj u shpreh se territori jashtë qendrave të votimit sot është i dominuar nga bandat dhe krimi, të cilët nisin krimin zgjedhor, i cili sipas tij finalizohet në ambientet e brendshme të qendrës së votimit. “Janë 4 direktiva kryesore në të cilat jemi bazuar. Mbrojtësi më i madh i votës është ai që e zotëron, qytetari, aleati kryesor. Së dyti, i duhet dhënë qytetarit instrumente për të mbrojtur votën. Së treti, agjencitë ligjzbatuese do duhet të mbrojnë votën duke zbatuar ligjin. Polici nuk duhet të heqë kapelën për të bërë vota. Së katërti shkelja e detyrimeve ligjore për institucionet zgjedhore do duhet të çojë në pavlefshmëri të zgjedhjeve. Shtrirja e kontrollit në territor, duke filluar së pari brenda qendrave të votimit. Propozimi ynë është që në qendrën e votimit të vendosen kamera, të cilat do duhet të vëzhgojnë gjithçka ndodh në territorin e shenjtë ku konkretizohet vullneti i qytetarit”, tha Alibeaj.