BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“PD është në ditën e saj më trishtuese”, Bujar Nishani i shqetësuar për situatën në selinë blu: Tani ka vetëm dy opsione!

“PD është në ditën e saj më trishtuese”,

Ish-Presidenti, Bujar Nishani shprehet se Partia Demokratike ka nevojë për një ndryshim thelbësor.

“PD pati një rezultat më të dobët sesa ai I vitit 2013. 8 vitet e opozitës e kanë zvogëluar akoma më shumë PD, në vend që, sipas logjikës politike, duhet ta ridiminesiononin dhe ta kishin bërë të gatshme për të ardhur në pushtet”, tha Nishani në një intervistë në A2 CNN.

“PD është në ditën e saj më trishtuese. Dhe tani ka vetëm dy opsione: Ose të vazhdojë me këtë “status quo”, në këtë kënetë të madhe dhe të shkojë pak nga pak drejt asgjësimit të saj, ose të ridimensionohet në mënyrë dramatike, duke ndryshuar në mënyrë rrënjësore, parimin, strukturat, funksionimin dhe forcën e saj elektorale.

Nishani beson se lëvizja e ish-kryetarit Sali Berisha është inicimi më i mirë i këtij procesi. “Nuk ka aktor më të fortë se zoti Berisha për të nisur këtë proces. Sepse PD ishte kthyer në një masë amorfe që nuk prodhonte politikë, ide dhe besueshmëri te shoqëria. Duhej ky ndryshim, që nuk po lejohej për shkak të qëndrimeve të zotit Basha pas 25 prillit”.

Sipas Nishanit, pengesë për këto ndryshime deri tani ka qenë Basha. “Ndaj anëtarësia e PD, duke qenë e bindur që ai nuk e ka më integritetin për të qenë në krye të PD, sepse ka injoruar në mënyrë të hapur strukturat, statutin, ka përçarë PD ka hedhur tej trashëgiminë pozitive të PD dhe të gjitha funksionet e tij kanë shkuar në shërbim të qeverisë. Hapi i parë është largimi i zotit Basha, të cilin do ta bëjë kuvendi kombëtar. Kriza është aq e thellë dhe zgjidhja e saj bëhet vetëm nga anëtarësia. Kuvendi Kombëtar hoqi nga statuti referendumin, ai e rivendos përsëri. Ai mund të bëjë një statut të ri nga fillimi”, tha Nishani.

Më të lexuarat