
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

PD fillon aksionin për zgjedhjen e drejtuesit të saj, deputetët e “blerë” nga Sali Berisha kërkojnë bllokimin e kandidimit të Lulzim Bashës për kryetar, krerët e degëve dalin kundër Bardhit, zbardhen prapaskenat

Shkruar nga Rigels Seliman 6 Qershor 2023

Deputetët e korruptuarit që lundrojnë në ujërat e Partisë Demorkatike zyrtare, ata që janë blerë nga ish-kryeministri Sali Berisha, ata që po mbahen peng prej tij për shkak të dosjeve korruptive duke i qëndruar pranë në aksionin për të shkatërruar PD-në, por edhe ata që janë kundër partnerëve tanë strategjik, sikundër janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se janë alarmuar, madje po rrinë natë e ditë pa gjumë, pas rikthimit në politikën aktive të ish-kreut demokrat, Lulzim Bashës. Prej disa ditësh, deputetë që luajnë me dy porta (PD zyrtare dhe “Foltore”), janë përfshirë nga paniku dhe po mundohet me mish e me shpirt që të bllokojnë ritmin e Bashës në krye të Partisë Demorkatike zyrtare. Dje nën drejtimin e kreut të komanduar, u mblodh grupi parlamentar i Partisë Demorkatike, nga ku u vendos që të nisë aksioni për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, proces ky që do ë fillojë nga poshtë-lartë. Por mësohet se në këtë mbledhje ka pasur edhe deputetët që janë pozicionuar kundër rikthimit të Bashës, kundërshti kjo që e kanë shfaqur përmes manovrave dhe procedurave. Mësohet se një grup deputetësh të kryesuar nga Xhelal Mziu, Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferraj, Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula janë shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve brenda partisë tani, duke dalë kështu indirekt kundër rikthimit të Bashës. Më konkretisht nëse lexohen me kujdes deklarata e bërë në mbledhjen e grupit nga deputetë që janë kundër rikthimit të Bashës, tregohet qartë se ata janë shndërruar në kukulla të Berishës brenda grupit parlamentar, të cilët përmes manovrave duan ta fusin “non gratën” nga dritarja në Partinë Demokratike, edhe pse ai doli nga dera, për shkak të dëmit që i ka bërë partisë vitet e fundit, veçanërisht pas sanksionimit nga amerikanët. Po kujt i intereson bllokimi zgjedhjeve në PD? Padyshim që kjo ka një përgjigje. Tentakulat e “Trekëndëshit të Bermudës” kërkojnë të marrin peng opozitën. Kjo pasi vonesa për hapjes e garës për kryetar, ndihmon Berishën të mbulojë dështimin e tij në zgjedhjet lokale 14 maj dhe pengon ringritjen e PD. Kjo i shërben Ramës, për të mos patur një kundërshtar të fortë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ndihmon kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta të forcohet në kurriz të Partisë Demokrtike zyrtare, e më vonë të përdorë votat e demokratëve për pazare me Ramën, por ndërkohë ndihmon Berishën për të mbajtur të ngrirë alternativen që ka mbështetjen e SHBA, sikundër është Lulzim Basha dhe PD zyrtare. Pra të gjitha këto lëvizje të bërë nga grupi i deputetëve brenda Partisë Demokratike që janë të kapur nga Berisha, tregojnë qartë se ata kërkojnë bllokimin e kandidimit të Lulzim Bashës për kryetar i PD. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë, por një gjë është e sigurtë, që në mes të kësaj krize artificiale, do të triumfojë Basha dhe orientimi pro SHBA-BE i PD zyrtare.
Bardhi bën lojëra fjalësh
Por teksa deputetë të Berishës brenda PD janë alarmuar nga rikthimi i Bashës, i kapur në befasi nga kjo lëvizje duket se është e Gazment Bardhi, dikur një fanatik dhe mbështetës i verbër i Sali Berishës. Zoti Bardhi foli dje për mediat pas mbledhjes s grupit parlamentar, teksa i pyetur a po rikthehet Lulzim Basha në Partinë Demokratike, ai rrudhi supet, duke dhënë një përgjigje “as mish, as peshk”. “Përsa i përket kandidimeve, rikandidimeve, kthimeve dhe rikthimeve, sa kohë nuk ka asnjë qëndrim në lidhje me këtë çështje, as nga institucionet e partisë, as nga individë të përveçëm, unë nuk mund të flas paradhënie. Ndoshta ua ka konfirmuar juve, por unë nuk e kam dëgjuar. Mua nuk ma ka rikonfirmuar, edhe në media nuk e kam dëgjuar”, deklaroi ai. Mirëpo, ndërsa për lëvizjen e Bashës bëri të paditurin, theksoi se është i hapur për një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha, për një bashkim të PD.
Çupi në mbledhjen e grupit të PD: Jo zgjedhje urgjente për kreun
Nga ana tjetër, edhe deputetja demokrate Dhurata Çupi ka mbështetur propozimin e Gazment Bardhit që riorganizimi i PD-së të nisë fillimisht me zgjedhje nga seksionet. Burime nga mbledhja i thanë gazetës “SOT”, se zonja Çupi ka thënë se s’duhet të mbahen urgjent zgjedhjet për kreun e PD-së pasi do jenë vrastare për partinë. “Grupi parlamentar të ketë autoritetin politik vendimmarrës. Është ky grup që ka mbajt PD. Jam dakord me platformën e sugjeruar nga Bardhi. Sugjeroj të drejtohet partia nga znj. Tabaku dhe Z. Bardhi, zgjedhjet në parti të drejtohen nga këto dy persona. Të jemi në vazhdimësi duke bërë thirrje për të afruar sa më shumë personalitete në parti. Zgjedhjet jo urgjente se do jenë vrastare”, mësohet të ketë thënë Çupi.
Situata nw PD, reagojnë krerët e degëve
Por vendimi i djeshëm i grupit parlamentar demokrat për të shtyrë zgjedhjet për kryetarin duket se ka krijuar ndarje brenda PD. Dje Gazment Bardhi propozoi që organizmi të nisë nga baza dhe në fund të zgjidhet kryetari, mirëpo krerët e degëve kanë dalë kundër. Kolegji i Kryetarëve ka dalë në një konferencë për mediat dhe kërkon që të hapet gara për kreun e partisë. Sipas tyre, sa më gjatë rri PD pa kryetar, aq më shumë dëme do të ketë. Madje ata kërkojnë që kryetari të zgjidhet brenda 15 korrikut. “Partia Demokratike duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme. Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit. Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik 2023”, shprehet Kolegji i Kryetarëve pas një takimi me Bardhin. Ky i fundit njoftoi se pas mbledhjes së grupit do të takonte krerët e degëve, por si duket të gjithë i kanë dalë kundër.
Më të lexuarat


“Përpjekjet e krimit për të shënjestruar SPAK, do dështojnë”, Basha: PD në krah të aleatëve strategjikë, në mbështetje të këtij institucioni

Basha i pandalshëm edhe pasditen e të dielës pranë qytetarëve: Shqipëria ka nevojë për një plan urgjent për t'u krijuar të rinjve kushte që të mos largohen

Sali Berisha dënon sulmin në Ankara: Akt terrorist, solidaritet me autoritetet turke

U caktua si raporter nga KiE për sekuestrimin e aseteve ruse/ Basha: Për mua është një përgjegjësi e madhe dhe një besim i madh, hera e parë që Shqipëria ka një raporter për një çështje kaq të rëndësishme

Deklaratat e Ramës për KFORIN/ Basha: E rrezikshme dhe e dënueshme, PD do të depozitojë nesër kërkesë për interperlancë

“Vuçiç i përfshirë në skenar”, Basha: Armatimi në Kosovë është futur prej muajsh

Basha: Sulmi në Veri i përgatitur nga segmente shtetërore të Serbisë

Sulm terrorist në Ankara/ Presidenti Begaj: Shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë turke

Sulmi terrorist para parlamentit, reagon Rama

Basha vijon turin nëpër Shqipëri, kreu i PD e nis ditën me takime në Ndroq
