BREAKING NEWS

Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë në dorë dosjet e aferës së CEZ, janë të tronditur nga heshtja e drejtësisë përballë korrupsionit

Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë
x

Politike

PD fokusohet në Tiranë për zgjedhjet, Basha piketon 6 koordinatorë për të menaxhuar PD në kryeqytet, Beratin ia beson Alizotit

PD fokusohet në Tiranë për zgjedhjet, Basha piketon 6

Kreu demokrat Lulzim Basha duket se ka gati gjithë emrat e drejtuesve politikë në qarqe. Ditën e djeshme janë zyrtarizuar emrat e Tomorr Alizotit dhe Xhelal Mziut. Ky i fundit do të drejtojë fushatën në Dibër ndërsa Alizoti në Berat. Gazeta ka mësuar se fokusi kryesor i PD do të jetë Tirana. Kryeqyteti do të ketë 36 mandate deputetësh dhe mund të jetë përcaktues për qeverinë e re. Për këtë arsye Basha ka menduar që në Tiranë të angazhojë 6 koordinatorë me qëllim për të siguruar sa më shumë mbështetje elektorale. Tomorr Alizoti i cili do të drejtojë fushatën në Berat, ka qenë një kritik i Bashës pas zgjedhjeve të vitit 2017. Alizoti ka spikatur në debatin publik dhe mediatik dhe është autor i dhjetëra shkrimeve e analizave. Ai ka shërbyer më parë si diplomat, ku ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Parë për 4 vite në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin gjerman. Gjatë periudhës 2006-2010 ka qenë diplomat në gradën e sekretarit të parë në Berlin. Ndërsa gjatë 2014-2015 këshilltar në Bashkinë e Tiranës dhe aktualisht pedagog në Universitetin Luarasi.

Mziu në Dibër

Xhelal Mziu që tashmë do të jetë drejtuesi politik i Dibrës është bashkautor i artikujve dhe studimeve në fushën e financës dhe të ekonomisë. Prej kohësh ka qenë pjesë e Partisë Demokratike dhe njihet si një pjesëtar i devotshëm i saj. Nga viti 2007 e në vazhdim z. Mziu ishte anëtar i Kryesisë i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe pjesëmarrës në hartimin e programit për mbarëvajtjen e veprimtarisë së Shoqatës. Për të gjitha këto arritje dhe punën e bërë në dy mandatet e para, në zgjedhjet e datës 21 qershor 2015, Xhelal Mziu u rizgjodh për herë të tretë në krye të Bashkisë Kamëz. Mziu arriti të marrë çdo herë rreth 50% të votave, çka ka nxjerrë të paktën dy deputetë për Partinë Demokratike, duke vënë edhe ekuilibër në Qarkun e Tiranës. Në Mat dhe në Bulqizë, influenca e tij duket se ka qenë e vogël dhe zgjedhjet e Bashës duke e vendosur atë si drejtues në Dibër, vazhdojnë të surprizojnë ende. Partia Demokratike këtë të hënë ka zyrtarizuar drejtuesit politikë në 8 qarqe, duke e shtrirë kështu fushatën, në më shumë se gjysmën e vendit vetëm 97 ditë para zgjedhjeve.

Spaho vendoset drejtues politik në Korçë

Edmond Spaho, nënkryetari i Partisë Demokratike, u vendos nga kryedemokrati Basha si drejtues politik i qarkut të Korçës. Në lidhje me caktimin e tij si drejtues Spaho deklaroi se është vlerësim dhe përgjegjësi e madhe për të dhe u shfaq optimist në lidhje me zgjedhjet. Sipas tij në qarkun e Korçës do të merren 6 mandate. “Është një vlerësim i madh që më është bërë nga Partia Demokratike. Kjo është edhe përgjegjësi shumë e madhe, që do të duhet ta përkthej në punë dhe rezultat. Jam optimist. Nuk është zonë e panjohur për mua, pasi si deputet jam zgjedhur 3 herë në atë qark. Mendoj se do të marrim 6 mandate në këtë qark. Pavarësisht se drejtuesit e qarqeve po vijojnë të caktohen ende, puna në strukturat e PD-së nuk është ndërprerë asnjëherë. Kemi ekipe që punojnë në degë për evidentimin e votuesve dhe përgatitjet për zgjedhjet. Nuk është se puna nis nga dita kur caktohet drejtuesi i qarkut”, theksoi Spaho. Për sa u përket koalicioneve Spaho u shpreh se taktikat që do të përdoren në qarqe janë të ndryshme dhe këto negociata sipas Spahos do të mbyllen së shpejti. Në lidhje me diskutimet që po bëhen për koalicion me Fatmir Mediun, ai ka deklaruar se kanë ngelur vetëm disa detaje pa u mbyllur nga marrëveshja. Ndërsa për LSI-në, Spaho u shpreh se nuk ka asnjë ndarje, PD dhe LSI do të jenë përherë së bashku për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.