BREAKING NEWS

“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty,
x

Politike

PD fokusohet te përmbytjet: Rilindasit mendojnë për xhepat e tyre, për qytetarët interesi mbetet zero

PD fokusohet te përmbytjet: Rilindasit mendojnë për xhepat e

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, zhvilloi dje një takim me banorët e përmbytur në Shijak. Paloka bëri përgjegjës për këtë situatë qeverinë dhe bashkinë në Shijak. Ai tha se bashkitë nuk kanë marrë asnjë masë, teksa ka njerëz të cilët janë të sëmurë brenda shtëpive të përmbytura madje dhe me covid. Sipas tij interesimi për këto familje nga ana e qeverisë ka qenë zero. “Situata nuk ka nevojë për shumë koment. Problemi është që nuk është hera e parë që ndodh kjo, është një problem i përsëritur dhe nuk është për shkak të natyrës, por për përgjegjësitë e bashkisë dhe të qeverisë që nuk kanë marrë masa. Vijnë vetëm për shëtitje, sa për t’u dukur që “ja po interesohemi” dhe realisht ju e shihni si janë shtëpitë. Ka njerëz të sëmurë brenda. Po më thonin banorët që janë edhe me Covid dhe oksigjen, shtëpitë janë të përmbytura dhe nuk kanë as ujë dhe interesimi është zero”, tha Paloka. Nënkryetari i bëri thirrje qeverisë që të marrë patjetër masa në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet më. Paloka u shpreh se rilindasit mendojnë për xhepat e tyre e jo për qytetarët dhe problemet që ata kanë. “Nuk jemi për të bërë politikë, por jemi realisht për të sensibilizuar, sepse nuk është reagimi i duhur. Para rreth dy javësh, ishim bashkë me Kryetarin e PD në zonat e tjera në Sukth, këtë thirrje u bëmë autoriteteve, të marrin masa që të mos ketë përsëritje të tilla. Vetë bashkia është përgjegjëse direkt për përmbytjet ne ketë zone, pasi siç thonë banorët, ka mbushur me inerte lumin Erzen pikërisht tek këmbët e urës në hyrje të qytetit, për të ndërtuar parkim për makinat e zyrtarëve të bashkisë. Si kudo “rilindasit” kujdesen vetëm çfarë do fusin në xhepat e tyre, po nuk ju hyn fare në xhep nëse qytetarët kanë probleme apo jo”, tha Paloka. Edhe Ferdinand Xhaferraj në lidhje me situatën u shpreh se ka qenë e vështirë e janë shkaktuar shumë dëme. Ai e quajti qeverinë të papërgjegjshme e cila punon vetëm me llafe dhe projekte 3D, jo me vepra.“Situata është e dhimbshme për dëmet shumë të mëdha që janë shkaktuar në bagëti dhe orendi, por kjo mund të parandalohej. Qeveria premtoi dëmshpërblime e zgjidhje. Dhe nuk dha as zgjidhje dhe dëmshpërblime. Kuptohet që në këto 8 vite shqiptarët e kanë parë këtë qeveri, e cila me llafe dhe me 3D thotë se punon për qytetarët, por me vepra punon vetëm për oligarkët”, tha Xhaferraj.