Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD hap fushatën, Berisha: Votoni për Shqipërinë e integruar

 PD çel zyrtarisht fushatën, Basha: Filozofia e Ramës është bllokimi

Postuar: 13/05/2013 - 20:34

PD hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, prezantoi kandidatët për deputetë në kryeqytet, të udhëhequr nga kryeministri Berisha. "Dy vjet më parë lamë pas të shkuarën. Shqiptarët ishin mes një zgjedhje, të votonin politikanin që ishte pjesë e konfliktit, apo një politikan që do i shërbente qytetarit. Tirana e refuzoi dhe zgjodhi alternativën tonë, e shërbimit qytetar. Kemi në zbatim projekte madhështore që po e shndërrojmë Tiranën në një model evropian. Kur mora detyrën, deklarova se Edi Rama nuk është armiku ynë, por çfarë mund të them sot, ai bllokoi integrimin evropian. Sot do ishim vend kandidat për tu anëtarësuar në BE. Ai nuk është armiku ynë, por çfarë është dikush që i mohon vendit të tij integrimin, e la larg një mundësie të artë, të arritur me shumë mund. Nuk është dhe nuk mund të jetë mik i Tiranës, i shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Misioni dhe pasioni i tij është një dhe vetëm një, bllokimi, është i njëjti model që i thamë lamtumirë në këtë shesh dy vite më parë, të përfitimeve personale dhe ruajtjes së pushtetit partiak. Sot njerëzit kanë mundësi të zgjedhin një politikë që në qendër të tyre ka qytetarin. Nuk kam dyshim për zgjedhjen e qytetarëve të Tiranës, por jam i bindur se kjo alternativë do të përqafohet nga të gjithë qytetarët e vendit. Shqiptarët janë para kësaj zgjedhje, ata do zgjedhin më shumë punësimin, jetë më të mirë, modelin që punon për të përmirësuar jetën e tyre. Ju do të zgjidhni integrimin, do zgjidhni PD dhe alternativën e saj për ta çuar përpara”, tha Basha.

Kryeministri gjatë fjalës së tij ka ironizuar edhe emërtimin e aleancës së majtë “Për një Shqipëri Evropiane”, duke e vlerësuar cinike dhe po aq të vërtetë sa zotimin e 1 prillit. “Jam sot këtu për tu zotuar para jush se asnjëri nga këto gra dhe burra nuk janë deputetë të partisë, por secili prej tyre janë deputetë të qytetarit, të qytetarit të Tiranës dhe Shqipërisë. Për ne, në çdo kohë i pari është qytetari, interesat, idealet dhe problemet e tij. Zgjedhjet e 23 Qershorit janë për çdo qytetar zgjedhje e madhe për vitet që vijnë. Me 23 Qershor, qytetarët shqiptarë, qytetarët e Tiranës janë të ftuar të vendosin për alternativën, modelin e vokacionit të tyre perëndimor. Gjithçka kemi realizuar për vendin tonë ka qenë rezultat i përpjekjeve të shqiptarëve për vokacionin e tyre perëndimor. Ne jemi sot të lirë se për ne nga gjenerata në gjeneratë ky vokacion u mbrojt dhe u ruajt. Kosova sot është e lirë se çështja e shqiptarëve u bë çështje e perëndimit, vokacioni jonë perëndimor triumfoi dhe ngadhënjeu. Këta burra që keni sot përpara në asnjë ditë, asnjë orë nuk i lejuan kurrë vetes të kundërshtojnë këtë vokacion. Shqiptarë dhe shqiptare, 23 Qershori është zgjedhje e madhe. Alternativa tjetër nuk është shkëputur nga trashëgimia e saj që bëri gjithçka për ta vendosur kombin jashtë hapësirës perëndimore. Bëri gjithçka për të bllokuar integrimin në KiE, bëri gjithçka për të bllokuar anëtarësimin në NATO, për të bllokuar vizat. Ajo alternativë bëri gjithçka për të privuar shqiptarët nga pasaporta e shkëlqyer e statusit kandidat. Me cinizëm ekstrem mundohen të na shesin “Aleancën për Shqipërinë Evropiane”. E vërtetë kjo, sa ç'është zotimi i 1 prillit. Le të votojmë për veten tonë, fëmijët tanë, për Shqipërinë në Evropë, Shqipërinë e integruar. 23 Qershori është dita e gjykimit tuaj”, tha Berisha .

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 09:00

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë ven

Postuar: 21/08/2019 - 08:16

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ndali vëmendjen e saj ditën e djeshme tek sistemi peniten

Postuar: 21/08/2019 - 08:14

Bashkia e Shkodrës ka vënë përballë një sfide shumë institucione për të zgjidhur ngërçin e krijua

Postuar: 21/08/2019 - 08:11

Kryetarja në ikje e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi vijon të këmbëngulë në detyrën e saj, duk

Postuar: 21/08/2019 - 08:07

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit.