Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD hap fushatën në Durrës, Berisha: Alternativa e majtë e bllokimit dhe shkatërrimit

PD hap fushatën në Durrës, Berisha: Alternativa e majtë e bllokimit dhe shkatërrimit

Postuar: 14/05/2013 - 21:08

Pasditen e sotme, PD çeli fushatën elektorale në Qarkun e Durrësit. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se në Durrës ka zbarkuar uragani i fuqishëm i fitores së 23 Qershorit, i vazhdimit të ecjes përpara drejt Durrësit të zhvilluar, Shqipërisë së zhvilluar, Durrësit Evropian dhe Shqipërisë Evropiane. Kryeministri nënvizoi se sot përballen mes tyre dy alternativa. Alternativa e djathtë është ajo e vlerave dhe lirive, kurse ajo e majtë, e shkatërrimit dhe bllokimit.

“Sot përballen dy qëndrime, dy alternativa. Përballet alternativa jonë e bazuar në vlerat më të mira në liritë, familjen në kombin dhe integrimin. Kjo alternative na udhëhoqi ne dhe këto 20 vite, mundi dhe djersa juaj, e emigrantëve shqiptarë kudo që janë. Reformat tona bënë të mundur që të ngrihemi nga një mjerim i paparë ndonjëherë dhe të ecim të sigurte në rrugën e begatisë dhe prosperitetit. Ne shkojmë në këto zgjedhje me programin më të shkëlqyer më të sigurte, konkret për punësimin e qytetarëve shqiptarë. Detrat e ekonomisë Evropiane dhe botërore kanë qenë më me tallaze se kurrë, por ekonomia shqiptare, në vitet më të vështira, ia doli me sukses të ruajë rritjen e saj. Ia doli të krijojë vende pune dhe të japë ulje të papunësisë. Këto vite në kulmin e një krize, besimi ynë tek liritë tuaja, iniciativa juaj e lirë ka bërë që Shqipëria të marrë më shumë se kurrë investime të huaja, të krijojë vende pune. Në këto vite, Durrësi, i shekujve dhe mijëvjeçarëve, Shqipëria me brigjet dhe malet e saj, janë ngritur në kurorën e vendeve turistike të botës. Janë krijuar kështu mijëra e qindra vende pune. Por cila është alternativa tjetër. Alternativa tjetër është ajo e rritjes së taksave, e largimeve të investimeve, shkatërruese e vendeve të punës”.

“Si ka mundësi që në 22 vjet me radhë të gjitha ngjarjet e mëdha të integrimit, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, NATO, marrëveshja e Stabilizim Asocimit, liberalizimi i vizave, propozimi i statusit, të lidhen vetëm me emrin e PD-së. Ne nuk kemi qenë 22 vite në pushtet, kemi njohur pushtetin dhe opozitën dhe kemi qëndruar në mbështetje të fuqishme të integrimit, kurse ata nuk kane hedhur as dhe një firme për integrimin”, tha Berisha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 09:00

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë ven

Postuar: 21/08/2019 - 08:07

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit.

Postuar: 21/08/2019 - 08:05

Opozita do t’i rikthehet skemës së vjetër në shtator.

Postuar: 21/08/2019 - 08:02

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka çuar dje një mesazh në distancë kreut demokrat Lulzim Basha

Postuar: 21/08/2019 - 07:56

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf.