Postuar: 13/08/2019 - 21:52
Pas drejtimit prej vitesh nga PD, Bashkia e Tropojës tashmë do të drejtohet nga një socialist. Ditën e sotme është konstituuar këshilli bashkiak i Tropojës dhe është betuar edhe kryebashkiaku i ri Rexh Byberaj.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e prefekturës, ku të pranishëm kanë qënë edhe deputeti socialist Ilir Beqja dhe zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.
Teksa brenda bëhej betimi i kryetarit të ri, para ambienteve të bashkisë disa përfaqësues të Partisë Demokratike bashkë me ish-punonjës të bashkisë kanë zhvilluar një protestë.
Që pas 30 qershorit, zgjedhje në të cilat opozita nuk mori pjesë ka nisur koostituimi i Këshillëve Bashiake teksa pushtetin e ka marrë Partia Socialiste. Ka pasur përplasje. Në Kavajë, ndërrimi i kryebashkiakëve u bë mes protestave.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/