BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Politike

PD hyn si koalicion në zgjedhje, Basha merr pas vetes 13 parti, ja marrëveshja me Topin, Mediun, ballistët dhe legalistët

PD hyn si koalicion në zgjedhje, Basha merr pas vetes 13 parti, ja

Partia Demokratike ka vendosur që të hyjë si koalicion në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Dje pas shumë negociatash të zhvilluara në selinë blu me aleatët e tij, kryedemokrati Lulzim Basha, ka kristalizuar marrëveshjen me plotë 13 parti për të shkuar së bashku në një koalicion në zgjedhjet e 25 prillit. Koalicioni do të quhet “Partia Demokratike -Aleanca për ndryshim”, ndërkohë që është regjistruar ditën e djeshme pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pak para mesnate, pasi datat 24 shkurt përkon edhe me afatin e fundit për ta dorëzuar listën në KQZ, sipas Kodit Zgjedhor.

Ja marrëveshja me Topin, Mediun, ballistët dhe legalistët

Po kush do të jenë 13 partitë që basha ka marrë pranë vetes në koalicion, me të cilët do të sfidojë partinë Socialiste që kërkon një mandat të tretë qeverisës? Kështu, pjesë e këtij koalicioni, do të jetë PR e Fatmir Mediut, aleati më i vështirë për t’u bindur,  LZHK-ja e Dashamir Shehit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PBDM e Mustafa Licit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias. Por po të shihet me kujdes lista, surprizë ka qene përfshirja e FRD te Bamir Topit që pas “divorcit” nga Sali Berisha rikthehet në familjen e vjetër politike. Po ashtu, ky është edhe një koalicion që bashkon edhe armiqtë e tjerë historikë si grekët e PBDNJ me çamët e PDIU, ose Republikanët e Fatmir Mediut me Monarkët e Shpëtim Axhamit. Gazeta ka siguruar dokumentin e marrëveshjes ku shkruhet se PD do të jetë udhëheqëse e koalicionit opozitar, ndërsa theksosh e fakti se këto parti po bashkohen për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë. “Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë. Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama. Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarinë e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj: Vendosëm që: Të formojmë një koalicion për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021. Emri i koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”;  shkronjat nistore të koalicionit “PD-AN” dhe sigla e koalicionit; Partia udhëheqëse e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë”, thuhet në dokument

Nuk përcaktohet kandidatët

Por marrëveshja e koalicionit opozitar të Partisë Demokratike me 13 partitë aleate, nuk përmban sa kandidatë do këtë secili aleat dhe në çfarë niveli të listës. Mësohet se termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit, në dokument shkruhet se do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Kurse numri përkatës i kandidatëve qe do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve të koalicionit. Partitë aleate autorizojnë Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor. Po kështu autorizohet Ivi Kaso që të merret me formalitetet e tjera juridike si vijon. “Ivi Kaso autorizohet që të paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së, si dhe të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit; Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin. Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit të saj”, thuhet në marrëveshjen e siguruara nga gazeta.

Më të lexuarat