BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Politike

PD i përgjigjet Ramës: Karrigia e tij është e bazuar te krimi e jo te vota, procesi jonë i përzgjedhjes së kandidatëve model

PD i përgjigjet Ramës: Karrigia e tij është e bazuar te

Teksa zgjedhjet po afrojnë debatet mes PS dhe PD po intensifikohen nga dita në ditë. Dje kryeministri Edi Rama duke folur nga Elbasani ironizoi procesin e zgjedhjes së kandidatëve në PD. Por nuk kanë munguar reagimet si nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ashtu dhe nga nënkryetari Edi Paloka. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së deklaroi se përzgjedhja e kandidatëve nga anëtarësia e PD është procesi më demokratik i këtyre 30 vjetëve të ndodhur në ndonjë parti në Shqipëri dhe model për rajonin. Bardhi deklaron se Edi Rama u refuzua nga socialistët, të cilët ia rrëzuan platformën për kryetar më 8 tetor 2005, por ai u emërua Kryetar i Partisë Socialiste përmes një procesi korruptiv. Sipas tij, listën 3D të deputetëve të PS do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu. “E pashë Edi Ramën shumë të shqetësuar sot nga procesi më demokratik i këtyre 30 vjetëve të ndodhur në ndonjë parti në Shqipëri, përzgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia e PD. Edi Rama është i shqetësuar, sepse e di që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill. Edi Rama vetë nuk e di çfarë do të thotë votë, as nga anëtarësia e partisë, as nga qytetarët, sepse karriera e tij është e bazuar tek krimi, jo tek vota. Edi Rama u refuzua nga socialistët, të cilët ia rrëzuan platformën për kryetar më 8 Tetor 2005, por ai u emërua Kryetar i Partisë Socialiste përmes një procesi korruptiv. “Një pallat, një votë” ishte modeli me të cilin Edi Rama kapi PS dhe prej atëherë nuk lejon të votohet me në PS”, tha ai. Sipas Bardhit, zgjedhja për qytetarët është e thjeshtë, pasi ata do të votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues. Ndërkohë i ashpër ishte dhe Edi Paloka. Nga selia e PD-së, Paloka theksoi se prej vitesh PS është kthyer në organizatë kriminale dhe një kosh plehrash. “Gjatë gjithë historisë së tij edhe sikur ta kishim paguar ne. S’do të bënte gjë më të gjetur se sa ajo që bëri sot. Ka vite që PS e ka kthyer në organizatë kriminale dhe në kosh të plehrave. E dimë të gjithë se ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve. Simbolikë më të gjetur se kjo e sotmja, t’ia prezantonte të ardhmen e Rilindjes në një vendgrumbullim plehrash, s’mund të kishte. Halli i tij është dhe më i madh”, tha Paloka.