Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD jep sinjalin e parë për kundërshtimin e guvernatorit nga jashtë

PD jep sinjalin e parë për kundërshtimin e guvernatorit nga jashtë

Postuar: 12/09/2014 - 07:46

Partia Demokratike është kundër zgjedhjes së një guvernatori të huaj për drejtimin e Bankës së Shqipërisë. Deputetit demokrat, Edmond Spaho, nuk i duket me vend propozimi i kryeministrit Edi Rama për një Guvernator të huaj. “Zëvendësimi i Guvernatorit është çështje urgjente. Kushtetua përcakton procedurat për zgjedhjen e Guvernatorit të ri, në ligj nuk mungon asgjë. Jo me vend ideja e një Guvernatori të huaj”, ka deklaruar deputetit i PD, Edmond Spaho.
 
Në fakt, një guvernator i huaj nuk është zgjidhja për situatën e krijuar në Bankën e Shqipërisë pas skandalit të vjedhjes edhe për ekspertët e ekonomisë. Ekspertët argumentojnë se jo gjithmonë një i huaj është i përshtatshëm për të drejtuar institucionet shqiptare. Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, sqaron se ka shumë shqiptarë të aftë për të drejtuar një institucion kaq të rëndësishëm. Eksperti, Zef Preçi, nga ana tjetër argumenton se në shumë raste drejtuesit e huaj në institucionet shqiptare nuk kanë funksionuar.
 
Ndërkohë në lidhje me dorëheqjen e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës dhe funksionimin e Bankës së Shqipërisë, Malaj apelon për zëvendësimin e tyre sa më parë, por thekson se stabiliteti është i sigurt. Po ashtu, Preçi argumenton se nuk ka vend për panik dhe se Kuvendi ka 30 ditë kohë për të gjetur zëvendësuesit. Por, ndryshe mendon ish deputeti i PD, Selami Xhepa. Ai thotë se një guvernator i huaj mund të jetë zgjidhje shumë e mirë për t’i kthyer besimin institucionit. “Teza e marrjes së një guvernatori të huaj nuk është e re, ka patur shembuj në shumë vende të botës. Kjo praktikë është zbatuar në ato raste kur vendi ka kaluar në kriza të rënda financiare, me qëllim rikthimin e besimit të sistemi bankar. Si përshembull Argjentina në vitin 200 kur pati një krizë të thellë financiare”, ka thënë ai.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr