Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD këmbëngul, publikon provat e reja: Balla mbështetës i Begos! Ja udhëtimet që kanë bërë në 2014

Postuar: 18/10/2018 - 13:41

Përmes deputetit Luçiano Boçi, Partia Demokratike pyeti serish publikisht socialistin Taulant Balla se çfarë e lidh me të shumëpërfolurin Edmond Begon, i dënuar në Itali për trafik droge.

Boçi tha se Balla rezulton të ketë udhëtuar 12 herë jashtë vendit me Edmond Begon edhe në vitin 2014.

Deklarata e plotë

Pasi përdori fëmijët e tij për të justifikuar miqësinë me një trafikant ndërkombëtar droge, këtë rradhë, Taulant Balla përdori fenë për të mashtruar shqiptarët për kohën e njohjes me Begon.  

Nuk është e vërtetë që Taulant Balla është prezantuar për herë të parë me Edmond Begon në vitin 2015 në xhaminë e Dragostunjës.  

Dokumentat zyrtare provojnë se ata kanë udhëtuar së bashku disa herë me makinë dhe me avion në të njëjtën orë, përpara vitit 2015.  

Të dhënat e sistemit TIMS provojnë se Taulant Balla dhe Edmond Bego kanë udhëtuar bashkë në 7 korrik 2014 dhe kontrolli i të dyja pasaportave është bërë brenda dy minutave, çka tregon se ata kanë qenë pas njëri-tjetrit.  

Balla dhe Bego kanë udhëtuar së bashku edhe në 22 shtator 2014, kohë në të cilën sipas deklaratave të mashtruesit të Edi Ramës, ata nuk njiheshin me njëri tjetrin. Këtë herë pasaportat janë kontrolluar brenda 1 minute.  

Vetëm në vitin 2014, Balla dhe miku i tij trafikant droge kanë udhëtuar së bashku, me makinë dhe me avion, plot 12 herë vajtje – ardhje.  

Mashtrimi, mohimi dhe inflacioni me paditë fasadë janë e vetmja mënyrë që Taulant Balla të ruajë mandatin dhe t’i shpëtojë burgut edhe për pak kohë!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/01/2019 - 11:10

Presidenti Ilir Meta ka propozuar sot Bahri Shaqirin në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. 

Postuar: 21/01/2019 - 10:59

Partia Demokratike zgjodhi të shtunën Kryesinë e re, ku shumë njerëz të përdorur nga Lulzim Basha

Postuar: 21/01/2019 - 10:45

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar pas lajmeve s

Postuar: 21/01/2019 - 09:47

Sot mbushen plot 8 vite nga 21 janari 2011, ku katër protestues të Partisë Socialiste u vranë nga

Postuar: 21/01/2019 - 08:32

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video me pamje të transformimit të një qend

Postuar: 21/01/2019 - 08:26

Parlamenti do të fillojë sot zyrtarisht punën pas pushimit tre javor të vitit të ri.

Postuar: 20/01/2019 - 23:50

Avokati i njohur Altin Goxhaj, i ftuar në studion e televizionit “Fax News”, ka bërë