Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD: Kryekontrollorja e universiteteve me doktoraturë false

PD: Kryekontrollorja e universiteteve me doktoraturë false

Postuar: 09/08/2014 - 12:03

Koordinatorit i Partisë Demokratike Ervin Salianji përmes një deklarate për media bën të ditur se kryeministri Edi Rama mbylli me arrogancës dhe brenda natës dhjetra universitete në vend me qëllim për të treguar se paska një model tjetër arsimi. 
 
"Edi Rama mbylli me arrogancë dhe brenda natës dhjetra universitete dhe shkolla të larta në vend, me një manifestim kinse për të treguar se ai paska një model tjetër për arsimin. Por modeli i tij për arsimin nuk vonoi të zbulohej. Kryeinspektorja, ajo që hartoi fermanin që mbylli dyert e universiteteve është nën akuzë për diplomë falso.
 
Media të rëndësishme franceze, si përshembull Le Figaro, kanë shkruar për rastin e një spekulanti të dënuar nga gjykata, i cili merrte para në këmbim të diplomave fantazëm. (Kemi këtu shkrimet e gazetave dhe mediave franceze, si dhe diplomen qe kryekontrollorja ka marre nga i denuari per mashtrim) Kryeinspektorja e Edi Ramës për cilësinë në arsim, pra modeli i përsosmërisë në edukim sipas Edi Ramës, Ejona Isufi, rezulton të jetë një nga të diplomuarat prej mashtruesit francez të dënuar nga gjykata e Tiranës.
 
Kontrollorja e kritereve, e standarteve, e cilësisë së universiteteve, është thjesht pa doktoraturën që pretendon se ka.  Ky fakt e kompromenton rëndë aktin e Edi Ramës, dhe dëshmon se sa joseriozisht e ka ai reformën në arsimin e lartë.  Partia Demokratike inkurajon zbatimin e ligjshmërisë, vendosjen para ligjit të përgjegjësve dhe shkelësve të ligjit.
 
Sepse, kjo reformë është mjaft e nevojshme, por që duhet kryer në mënyrë transparente, me konsulencë, për interesat e publikut dhe të studentëve, dhe jo për favoret e miqve dhe klientëve" tha koordinatori i PD-së. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par