BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

PD kundër ndryshimit të sistemit: S’mund të shkohet përtej paktit të 5 qershorit, nuk është momenti tani për hapje listash

PD kundër ndryshimit të sistemit: S’mund të shkohet

Partia Demokratike ka dalë kundër negociatave me opozitën parlamentare për reformën zgjedhore. Partia Socialiste ka intensifikuar lëvizjet për të shkuar tek heqja e koalicioneve apo listat e hapura. Por, PD dje ka reaguar zyrtarisht për këtë çështje. Përmes një njoftimi për shtyp PD kërkon të hiqet dorë nga çdo lloj propozimi që zhbën faktin e 5 qershorit. Sipas PD nuk janë të nevojshme diskutimet e kota për një çështje që përfshihet tek 15 kushtet e BE. “Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për reformën zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret. Ndaj, hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në Parlament të dakordësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, deklaron PD. Sipas PD hapja e bisedimeve nuk mund të ndodhë me qeverinë që vjedh votën dhe kërkon të bëjë pazare, por është koha që të veprohet me transparencë dhe qytetarëve t’u jepet mundësia të zgjedhin përmes votës së tyre dhe jo thjesht të votojnë. Ndërsa shtoi se nuk është momenti për të hapur lista sepse ashtu siç rekomandon dhe OSBE/ODIHR është e palejueshme të bëhen ndryshime 1 vit para zgjedhjeve. “Kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të Parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut. Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve”, thekson PD.