Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD-LSI akuza qeverisë se do rrit çmimin e naftës dhe taksat, Ministria e Financave hedh poshtë pretendimet e tyre

Postuar: 12/07/2019 - 08:19

 Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë akuzuar qeverinë se po rrit taksën për karburantin. Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj komentoi taksën e re mbi karburantin që ka vendosur qeveria “Rama”. Përmes një postimi në rrjetin social, ai tha se Rama po mashtron qytetarët njësoj si me taksën e Rrugës së Kombit, duke iu ofruar shqiptarëve shërbime aspak të nevojshme. Ai shton se me këto taksa, Rama vetëm sa pasuron miqtë dhe oligarkët pranë tij. “Qeveria mashtron qytetarët duke mohuar taksën e re mbi naftën. Ligji i ri parashikon shprehimisht që burimi financiar i agjencisë mbi menaxhimin e rezervave të naftës do të jetë: “Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë..” dhe “Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1..” Rama bën lojëra fjalësh. Edhe taksën prej 5 eurosh të Rrugës së Kombit e quajti tarifë por pak rëndësi ka si e quan. E vërteta është që kemi të bëjmë me taksën e radhës për shërbime të panevojshme, që nuk ka për qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve por vetëm një mënyrë të re për të pasuruar veten dhe miqtë e tij oligarkë në kurriz të popullit me të varfër në Europë”, u shpreh Agron Shehaj. Po ashtu akuza në drejtim të qeverisë ka pasur edhe nga LSI. Ish deputeti Përparim Spahiu deklaroi se qeveria vazhdon të rrisë taksën e naftës për të rritur të ardhurat e munguara në buxhet. “Paaftësia për të ulur evazionin fiskal, pamundësia e bizneseve për të paguar tatimet dhe taksat, administrata e korruptuar tatimore, bënë që qeveria të propozojë një rritje të re takse mbi naftën. Edhe pse qeveria e quan tarifë, ajo është një taksë direkte, pasi qytetarëve nuk i ofrohet asnjë shërbim shtesë duke anashkaluar Parlamentin, si organi i vetëm që mund të rrisë apo të ulë tatimet dhe taksat. Edhe pse Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të naftës në rajon, qeveria gjen rrugën më të shkurtër, atë të taksimit direkt mbi naftën për të rritur të ardhurat e munguara në buxhet”, tha Spahiu. Por të gjitha këto pretendime të ngritura nga opozita janë hedhur poshtë nga ministrja e Financave Anila Denaj. Në një postim, ajo tha se kjo është thjeshtë një fantazi e PD-së, teksa theksoi se jo vetëm taksa për naftën, por asnjë taksë tjetër nuk do të pësojë rritje. "Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja", tha ajo.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama ka nisur aksionin pas mos hapjes së negociatave me BE.

Postuar: 21/10/2019 - 23:52

Kreu i LZHK-së, Dashmair Shehi  tha se është i gatshëm për të hyrë në zgjedhje të parakohshm

Postuar: 21/10/2019 - 23:45

Deputeti socialist Taulant Balla tha se Partia Socialiste nuk mbron askënd, por vë drejtësinë të

Postuar: 21/10/2019 - 22:55

Deputeti socialist Taulant Balla u shpreh se Kodi i Ri Zgjedhor do të votohet deri në fund të kët

Postuar: 21/10/2019 - 22:33

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se opozita ia la të gjitha pushtetet Edi Ramë

Postuar: 21/10/2019 - 22:20

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi  tha se kryeministri Rama po synon që çdo pushtet ta ketë nën

Postuar: 21/10/2019 - 22:15

Gazeta prestigjioze amerikane Financial Times ka sulmuar në mënyre të ashpër vendimin e Këshillit