Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD-LSI bllokojnë PS, Fatmir Xhafaj s’ka vota në komision për të çuar draftin në Venecia, reforma në drejtësi në kolaps

PD-LSI bllokojnë PS, Fatmir Xhafaj s’ka vota në komision për të çuar draftin në Venecia, reforma në drejtësi në kolaps

Postuar: 13/01/2016 - 07:50

Pas përplasjeve dhe kundërshtive, matja e forcave dhe përballja e numrave, është e pashmangshme. Skenari më i keq i mundshëm ka triumfuar për reformën në drejtësi. Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dalë me tre drafte paralele për reformën në drejtësi. PS këmbëngul në formulën dhe versionin e saj radikal. Partia Demokratike kërkon respektimin germë për germë të opinionit të Venecias. Ndërsa LSI, me anë të Ministrisë së Drejtësisë, ka hartuar një draft të ndërmjetëm. Procesi është në kolaps. Konflikti është serioz dhe kompleks. Por, shtrohet një pyetje? Cili draft do të shkojë në Komisionin e Venecias? Pritej që përgjigja të jepej sot, por ngjarjet kanë marrë një rrjedhë tjetër. Fatmir Xhafaj ka vendosur të mos e mbledhë komisionin për reformën në drejtësi, i cili duhet të vendosë për draftin që do t’i shkojë Komisionit të Venecias për shqyrtim. Dje pritej që të mblidhej komisioni për reformën në drejtësi, për të diskutuar dhe çuar drejt Venecias projektin e dytë.
 
Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Anëtarja e Komisionit, Vasilika Hysi, ka theksuar dje për gazetën SOT se drafti i dytë nuk ka shkuar ende në komision, pasi po zbardhet, duke reflektuar të gjitha rishikimet dhe propozimet që janë marrë parasysh nga grupi i ekspertëve. Zonja Hysi ka pohuar se sapo të mbërrijë drafti, komisioni do të mblidhet. Nga ana tjetër, nga krahu i djathtë, thanë se drafti ishte gati, por PS nuk po mbledh komisionin, pasi nuk ka sigurinë e numrave. Megjithatë, vetë komisioni e publikoi në mbrëmje draftin e plotë. Por, kjo nuk e ndryshon thelbin e çështjes dhe rëndësinë e pyetjes. Cili draft do të shkojë në Komisionin e Venecias? Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar që të shqyrtohen të tre draftet nga komisioni për reformën në drejtësi. Nëse nuk do të ketë në orët në vijim një kompromis të mundshëm, palët do të matin forcat. Nga qëndrimet e deritanishme, Partia Socialiste nuk e ka shumicën në komisionin për reformën në drejtësi. Shumica përbëhet nga PD dhe LSI. Në një votim të mundshëm, votat do të ndaheshin 5 me 6 në krahun e PD-LSI. Komisioni ka 10 anëtarë. Pesë shumica dhe pesë pakica. Por, një anëtar i shumicës, i përket LSI, e cila ka një qëndrim të ndryshëm nga PS. 
 
Vota e kryetarit 
 
Sipas vendimit të Parlamentit, Komisioni i Posaçëm organizon dhe zhvillon veprimtarinë e tij mbështetur në dispozitat e Rregullores së Kuvendit për funksionimin e komisioneve parlamentare. Përjashtimisht, në rastet e mungesës së kuorumit, mbledhja e Komisionit zhvillohet me praninë e njërit prej anëtarëve zëvendësues. Përjashtimisht, në rastet kur rezultati i votimit është i barabartë, vota e Kryetarit të Komisionit është vendimtare, duke respektuar në çdo vendimmarrje standardet ndërkombëtare të transparencës e gjithëpërfshirjes, në konsultim me ekspertizën ndërkombëtare, përfshirë dhe Komisionin e Venecias.  Adriatik Doçi 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G