Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD-LSI nisin Kuvendin paralel, nuk pranojnë veting për pasurinë dhe familjarët e politikanëve, fillojnë negociatat me PS

Postuar: 12/09/2018 - 08:06

Opozita nis Kuvendin paralel me mazhorancën. Dje për herë të parë, deputetët e opozitës u panë të futeshin në ambientet e Kryesisë së Kuvendit pas nisjes së sesionit të dytë parlamentar, por jo për të marrë pjesë në diskutimet e komisioneve parlamentare. Deputetët opozitarë, pas ngritjes së grupeve të punës nga ana e kreut demokrat, zhvilluan dje në ambientet e Kuvendit mbledhje për të përmirësuar katër shtyllat e aksionit opozitar. Ashtu siç edhe kreu demokrat e paralajmëroi pak ditë më parë, fokusi i grupeve të punës do të jetë vetingu në politikë. Por ndryshe nga sa pritej, PD ka vendosur që vetingu në politikë të ngelet vetëm në rrafshin e dekriminalizimit dhe jo të pasurisë dhe familjarëve të politikanëve. Deputeti i PD, Ervin Salianji njëherësh koordinator i grupit të punës për vetingun në politikë, u shpreh për mediat, në përfundim të mbledhjes, se Rama refuzon që të votojë projektligjin e PD që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese që synojnë të largojnë të korruptuarit. “Është e qartë që pas depozitimit të projektligjit për ndryshime kushtetuese për të bërë të mundur vetingun e politikanëve Rama dhe PS po e refuzon vetingun. Ne e kemi depozituar në Parlament një projektligj që mundëson ndryshimet kushtetuese për të larguar të gjithë funksionarët e lartë që kanë lidhje me krimin duke nisur nga drejtuesit e institucioneve kushtetuese, kryeministri, deputetët, kryetarët e bashkive dhe çdo drejtues tjetër. Propaganda që bëhet nga PS dhe Rama është për t’iu shmangur vetingut të politikanëve. Vetingu është një proces paralel që ecën bashkë me hetimin nga drejtësia, nuk e shmang vetingu i politikanëve, hetimin nga drejtësia, përkundrazi e përshpejton, e ndihmon dhe largon personat e lidhur me krimin nga institucionet publike”, tha Salianji. Sipas Salianjit, PD ka si synim që të kalojë sa më shpejt në votim amendamentet kushtetuese për vetingun në politikë. “Nëse do të kishte vullnet politik dhe një prej ideve që u propozua në diskutimin sot në grupin e punës është që ne mund të gjejmë çdo hapësirë procedurale për ta votuar sa më shpejt dhe për ta kaluar sa më shpejt në të gjitha komisionet kuvendore apo dhe në seancë parlamentare për ta votuar thjesht”, tha ai. Ndërkohë dje kanë nisur dhe negociatat mes PD dhe PS në lidhje me amendamentet e propozuara nga opozita për veting në politikë.

Alibeaj: Synim, çlirimi i kapjes politike

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi dje se mbledhja që PD-LSI zhvilluan në ambientet e Kuvendit kishte si synim çlirimin e kapjes politike të drejtësisë. Sipas Alibeajt, ideja e PD për veting në politikë erdhi si pasojë e mungesës totale të pushtetit politik dhe atij gjyqësor. “Kjo është mbledhja e parë e grupit të punës që kishte qëllim të vetëm çlirimin e kapjes politike të drejtësisë në funksion të mbrojtjes së aleancës së shpallur mes Ramës dhe krimit. Jemi pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa KLP, pa KLGJ, pa SPAK, pa BKH dhe mbi të gjitha pa mundësinë e kontrollit nëpërmjet sistemit të drejtësisë, pushtetit. Dhe e fundit në mungesë totale të dhënies së shërbimit të drejtësisë ndaj qytetarëve. Është mungesa totale e kontrollit të pushtetit prej pushtetit gjyqësor që ka detyruar grupin e punës së hedhjes së vetingut në politikë. Sot jemi kthyer 46 vite më parë nga viti '90, me një sistem kushtetues dhe qeverisës të cilit i mungon elementi bazë, ndarja dhe balancimi i pushtetit. Ku ai gjyqësori duhet të kontrollojë legjislativin dhe qeverinë. Në fakt sot nuk ekziston. Ky parlament nuk ekziston më”, tha Alibeaj. Deputeti Alibeaj deklaroi gjithashtu se PD do të vijojë t’u qëndrojë 7 kushteve të propozuara nga Basha në lidhje me zgjidhje e ngërçit në drejtësi./Endri ARIZI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 20:22

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizja Socialiste për Integrim e ka quajtur votim idiot të mazhorancës, mendimin e ligjit për teatrin. Sipas tij, me këtë veprim, mazhoranca nxori veten jashtë ligjit.

Postuar: 18/09/2018 - 19:39

Partia Socialiste ka nisur takimet me strukturat për tu përgatitur për zgjedhjet lokale.

Postuar: 18/09/2018 - 19:27

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi ashpër ndaj asaj që ai e quan dhunë policore ndaj&

Postuar: 18/09/2018 - 19:20

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka raguar ashpër ndaj  dhunës policore siç e quan ai

Postuar: 18/09/2018 - 19:14

Partia Demokratike deklaron se Kryeinspektori i IKMT-së ka kërcënuar deputetin demokrat Agron She

Postuar: 18/09/2018 - 18:33

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar vettingun në politikë, propozim ng

Postuar: 18/09/2018 - 18:26

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron deklarata të forta.