BREAKING NEWS

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për gjithë shqiptarët: Sot firmosëm marrëveshjen për...(VIDEO)

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për
x

Politike

PD-LSI vlerësojnë qëndrimin e PPE, mazhoranca reagon ashpër, i akuzon se po nxisin përçarje politike

PD-LSI vlerësojnë qëndrimin e PPE, mazhoranca reagon ashpër,

Qëndrimet e Partisë Popullore Europiane, e cila doli kundër miratimit të ndryshimeve kushtetuese, kanë gjetur mbështetje dhe vlerësim nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Por kundër këtyre deklaratave ka dalë mazhoranaca, e cila shprehet se po nxitet përçarje politike. Ish deputeti i LSI, Petrit Vasili, u shpreh se PPE flet për popullin shqiptar dhe u çjerr maskën ndryshimeve kushtetuese të Ramës. Përmes një postimi në rrjetin social, Vasili deklaroi se PPE nuk bën kompromise me Ramën si disa të tjerë që mbyllin sytë para kriminalizimit të Kushtetutës së Shqipërisë. Sipas ish deputetit të LSI, Partia Popullore foli në emër të themeleve dhe parimeve demokratike të Europës. “Faleminderit PPE, garanci e palëkundur e vlerave, themeleve dhe parimeve të Europës Demokratike. Faleminderit PPE që flet qartë për popullin shqiptar dhe jo për zuzarët e pushtetit. Faleminderit PPE, që i tregon horrave të drogës se kush janë vlerat e vërteta të demokracisë. Faleminderit PPE, që i çjerr maskën ndryshimeve këlliro-kushtetuese të Ramës dhe zorrave qorre. Faleminderit PPE, që nuk bën kompromise me narko-shtetin e Ramës por u jep shembullin edhe atyre që mbyllin sytë përpara kriminalizimit të Kushtetutës”, u shpreh Vasili.

Reagon qeveria

Ndërkohë që ministrja për Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar fort në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të Partive Popullore Europiane, Michael Gahler i cili kritikoi ndryshime kushtetuese të miratuara nga Kuvendi të bëra në mënyrë të njëanshme. Me një deklaratë të fortë në rrjetin social, Spiropali deklaroi se dikush duhet t'ia shpjegojë zëdhënësit të partive simotra të PD në Parlamentin Europian, se Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm dhe as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel. Spiropali shprehet se parlamenti shqiptar ka mazhorancë dhe opozitë, dhe se zëdhënësi i PPE, Gahler është duke folur në emër të opozitës që ka djegur mandatet dhe se sipas saj po nxit përçarje politike. "Dikush duhet t'ia shpjegojë zëdhënësit të partive simotra të PD në Parlamentin Europian, se Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel. Parlamenti ynë ka shumicë dhe opozitë, ndërsa opozita me gjuhën e së cilës flet zotëria i nderuar, ka "djegur mandatet" si asnjë parti tjetër në historinë e PPE! Ajo nuk ka as monopolin e opozitës shqiptare, as ndonjë të drejtë hyjnore mbi Parlamentin e mbi qeverinë e Shqipërisë. Me këtë rast e ftoj modestisht zotin Gahler të mos e fyejë në emër të Lulzim Bashës dhe si Lulzim Basha e partia e tij extra-parlamentare, as Parlamentin legjitim, as qeverinë e as opozitën parlamentare të Shqipërisë, e mbi të gjitha të mos e fyejë popullin shqiptar. I cili në shumicë dërrmuese kërkon hapjen e listave zgjedhore për të shprehur me votë preferencën jo vetëm për partinë, po edhe për kandidatët për deputetë", u shpreh Spiropali.

Reagon PD

Por deklaratat e PPE gjetën mbështetje edhe nga PD. Ish deputeti Edi Paloka përmes një postimi reagoi ashpër ndaj deklaratës së ministres Spiropali, duke theksuar se qeveria nuk duhet të trajtoj një mik gjerman si armik vetëm pse tha të vërtetën për ndryshimet kushtetuese. “Sulmi i qeverisë ndaj zëdhënësit të Partisë Popullore Europiane, Michael Gahler, është një turp për Edi Ramën. Michael Gahler është një mik shumë i mirë i Shqipërisë. Është një nga shumë miqtë e PPE-së në Parlamentin Europian, i cili ka ndihmuar Shqipërinë në rrugën e integrimit, sa herë ka patur nevojë. Këtë rrugë Edi Rama po e bën shumë të vështirë, e ka bllokuar prej gati 7 vjetësh, vetëm për interesin personal. Është e pandershme që qeveria ta trajtojë mikun gjerman si armik, vetëm pse Michael Gahler tha të vërtetën: Me ndryshimet e njëanshme kushtetuese marrëveshja e arritur me opozitën u zhbë, partnerët nga BE dhe vendet anëtare nuk u dëgjuan, rregullat e lojës për zgjedhje u ndryshuan në mënyrë të njëanshme”, tha Paloka.

Më të lexuarat