BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Basha kërkon qeveri teknike për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, ende asnjë datë për protestën

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Basha kërkon qeveri teknike

Partia Demokratike nuk ka vendosur ende një datë të qartë se kur do të nisin protestat mbarëpopullore. Të mërkurën të gjitha partitë opozitare vendosën që të nisin revoltat, ndërsa ranë dakord që data të vendoset në Këshillin Kombëtar të PD. Dje u mblodh Këshilli, por sërisht nuk u qartësua një datë fikse mbi aksionin opozitar. Megjithatë demokratët ranë dakord që të nisin revoltat me qëllim krijimin e një qeverie teknike për të shkuar më pas te zgjedhjet e parakohshme. Kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se qeveria ka rënë, duke u bazuar në protestat e ndodhura kohët e fundit. Ai tha se qytetarët nuk kërkojnë vetëm largimin e qeverisë, por edhe largimin e këtij modeli duke e zëvendësuar me model europian. Basha deklaroi se qeveria përfaqëson vetëm interesat private të kryeministrit Rama, në funksion të grabitjes për interesa personale. “Një gjë është e sigurt: kjo qeveri ka rënë. Ka rënë para syve të qytetarëve, ka rënë para syve të Europës dhe të gjithë botës. Ka rënë edhe para syve të socialistëve të ndershëm, nuk përfaqëson asgjë më, përfaqëson vetëm një interes privat të Edi Ramës, në funksion të grabitjes vjedhjes dhe sundimit të vendit për interesa personale. Unë jam i ndërgjegjshëm se shqiptarët nuk kërkojnë thjesht dhe vetëm largimin e një njeriu, por largimin e këtij modeli dhe zëvendësimin e tij me një model që të punojë për ta. Nuk mund të shpikim modele, i vetmi model që mund të funksionojë është modeli europian”, tha ai. Basha u shpreh se ky vit do të jetë përballja me sfida të mëdha për të kthyer legjitimitetin e munguar në Parlament, duke shtuar se këtë vit vendi do të jetë përballë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Këtë vit do te ballafaqohemi me sfida të mëdha duke nisur me ndaljen e rrënimit te mëtejshëm të Shqipërisë nën degradimin total të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Ky është viti i betejës për kthimin e legjitimitetit të munguar parlamentit dhe të qeverisjes së vendit, përmes zgjedhjeve të ndershme, si ushtrim i demokracisë dhe zgjidhja e vetme politike për demokracinë dhe shtetin ligjor. Ky është një vit ku duhet të ndeshemi me domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si një nga shtyllat kryesore të sistemit tonë politik, dhe një nga burimet kryesore të politikës së korruptuar dhe të inkriminuar”, tha Basha.

Rrëzimi i qeverisë

Lulzim Basha tha se çdo qytetar e do rrëzimin e qeverisë, duke u shprehur se do të ngjallë besimin e humbur te qytetarët, për tu bashkuar në revoltat e tyre. Ai tha se PD do të jetë udhëheqësja e protestës, për të larguar nga institucionet dhe politika kryeministrin Rama. Basha më tej u shpreh se zgjidhja e problemeve në Shqipëri është tek mëndja dhe zemrat e njerëzve. “Unë jam i bindur se gjithsecili prej jush duam ta rrëzojmë tani, dhe kjo mund dhe do te të arrihet vetëm në një mënyrë: duke i bërë njerëzit për vete, duke ju ngjallur atyre besimin tek ne, duke i sjellë ata rreth nesh. Sa më shumë shqiptarët të bashkohen rreth nesh, aq më shpejtë do ta shporrim Edi Ramën. Ndaj zgjidhjen kryesore të problemit Rama nuk e gjejmë dot as në rrugë, dhe as në institucione, por tek mendjet dhe zemrat e njerëzve. Por së pari na pret beteja dhe përballja e madhe për demokracinë dhe shtetin ligjor duke udhëhequr protestat popullore për rrëzimin e Ramës dhe për ta shporrur këtë model njëherë e mirë nga institucionet, nga politika, nga Shqipëria. Partia Demokratike do ta udhëheqë këtë betejë, jetike për fatet e Shqipërisë”, tha Basha.

Elisjeda Kiko

 

Më të lexuarat