Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PD mobilizon "të fortët" e Laçit dhe Mamurrasit për të rrethuar Kryeministrinë, elementë me precedentë penalë drejt Tiranës

PD mobilizon mafiozët e Laçit dhe Mamurrasit për të rrethuar Kryeministrinë, elementë me precedentë penalë drejt Tiranës

Postuar: 10/11/2013 - 10:39

Edhe pse formalisht e ka ndryshuar kokën drejtuese, Partia Demokratike po i rikthehet plotësisht traditës së protestave, dhunës dhe shkatërrimit për pushtet. Ndërsa dy bashkëkryetarët e PD kanë ashpërsuar retorikën politike në Tiranë, në rrethe kanë nisur lëvizjet e para të mobilizimit në kuadër të skenarit, për të nisur një sulm të organizuar ndaj qeverisë “Rama”. I njohur ndërkombëtarisht për grushte shteti dhe për pushtim të institucioneve me banda të armatosura, Sali Berisha po mobilizon elementë kriminalë dhe dallkaukë në rrethe, për të rrethuar Kryeministrinë ditën e hënë. Sipas burimeve, Berisha ka vënë në lëvizje strukturat e partisë në rrethe për të sjellë militantë drejt Tiranës. Po ashtu, mësohet se drejtues të PD kanë kontaktuar elementë kriminalë në qytete problematike për sigurinë dhe policinë, siç janë Mamurrasi, Laçi dhe zona të Shkodrës.

Opozita po thërret në ndihmë njerëzit e botës së krimit për të mbrojtur pasuritë e rrethit të tij familjar dhe klientelist. Sipas burimeve, njerëz të rrezikshëm dhe me precedentë penalë, do t’i bashkohen protestës së të hënës me qëllim për të krijuar një situatë të tensionuar dhe të destabilizuar. Këta njerëz, të drejtuar nga kupola e PD, pritet të rrethojnë ditën e hënë Kryeministrinë dhe Edi Ramën, duke shënuar protestën e parë për kauzën e votës së lirë. Po ashtu, PD do të shfrytëzojë edhe zemërimin e atyre militantëve që janë larguar gjatë dy muajve të fundit nga administrata. Pjesë e protestës do të jenë edhe drejtues policie të larguar nga detyra. Po sipas burimeve, protesta do të sponsorizohet edhe nga mafia e bixhozit dhe kapot e monopoleve në Shqipëri, biznesi i të cilëve është në rrezik nga qeveria e re. Ndërkaq, edhe pse nuk ka ndonjë informacion për ndonjë sulm ndaj Kryeministrisë si në 14 shtator të vitit 1998, Ministria e Brendshme mësohet se ka marrë masa për të identifikuar të gjithë elementët kriminalë në këtë protestë. E informuar nga rrjeti i policisë në qarqe si dhe nga drejtues të PS, Ministria e Brendshme po merr masat për të menaxhuar me qetësi protestën e së hënës.

Plani

Gjithçka duket se lidhet me planin e Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës për të mbrojtur pasuritë e paligjshme, pallatet në bregdet, për të shpëtuar nga drejtësia për zullumet 8-vjeçare si dhe për të ruajtur monopolet e ngritura gjatë tetë viteve në pushtet. Por nuk përjashtohet mundësia që pas protestave dhe konflikteve, mund të fshihet skenari për bllokimin e statusit të vendit kandidat.

Kërkohet dorëheqja e Ramës

Opozita shqiptare ka artikuluar për herë të parë kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama, pas vjedhjes së zgjedhjeve në Korçë. Kërkesa për largimin e Ramës është artikuluar nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në seancën e fundit plenare. “Rama po legalizon korrupsionin elektoral. Rama duhet t’u kërkojë falje dhe të largohet. Të japë dorëheqjen”, tha Rama. Dorëheqja e Ramës pritet të artikulohet edhe gjatë protestës së ditës së hënë. Adriatik Doçi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 22:56

Kur kanë mbetur edhe disa orë nga protesta e opozitës ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela. Sipas tij nesër do të shohin të gjithë shqiptarët partnerin e tyre të madh, Shetet e Bashkuara të Amerikës.

Postuar: 15/02/2019 - 22:08

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj thotë se kupa është mbushur dhe protesta e ditës së nesërme është

Postuar: 15/02/2019 - 21:45

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla shprehet se populli e njeh shumë mirë se kush është

Postuar: 15/02/2019 - 21:01

Opozita e bashkuar ka thirrur qytetarët në protestën e së shtunës (16 shkurt), në atë që e quan

Postuar: 15/02/2019 - 20:34

Vetëm pak orë përpara protestës së opozitës në Tiranë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi jep

Postuar: 15/02/2019 - 20:32

Ish-zv.minsitri i qeverisë së Edi Ramës, Taulant Muka deklaron se  ai nëse do të ishte në

Postuar: 15/02/2019 - 20:21

Ish-funksionar i lartë policie dhe sot deputet i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu foli sonte në